Nis në Gjykatën Kushtetuese seanca ku do të shqyrtohet shkarkimi i Presidentit Meta

February 3, 2022
1 minut lexim

Ka rinisur sot në orën 10:00 seanca e Gjykatës Kushtetuese ku do të shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta. Kujtojmë që më 1 shkurt u zhvilluan 11 orë debat dhe në fund Kushtetuesja vendosi ta shtyjë seancën për ditën e enjte.

Më 9 qershor, me 104 vota pro, Kuvendi i Legjislaturës së kaluar vendosi shkarkimin e Presidentit, ndërsa tani duhet një vendim kushtetues që Meta të shkarkohet.

Përpara trupës me shtatë anëtarë të Gjykatës, përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit mbrojtën qëndrimet e tyre të shprehura përgjatë gjithë kësaj kohe.

Përfaqësuesit e maxhorancës, Taulant Balla dhe Klotilda Bushka, deklaruan se Presidenti duhet të shkarkohet për shkelje të rënda të Kushtetutës, duke mos qëndruar mbi palët para dhe gjatë fushatës, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve me deklarata dhe thirrje të forta dhe duke cenuar marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Presidentit, Bledar Dervishi dhe Katrin Treska, deklaruan pretendimet e tyre mbi anëtarët e Kushtetueses, legjitimitetin e Kuvendit dhe rrëzimin e çështjes.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U lirua me kusht, Greenwoodi e shton sigurinë në vilën e luksoze

Story i radhës

Ja sa qytetarë u gjobitën pasi nuk respektuan masat anti-COVID

Të fundit nga

ShkoLartë