Nis mbledhja e Këshilli për Siguri të RMV-së

February 1, 2022
1 minut lexim

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski filloi seanca e Këshillit të Sigurisë kushtuar gjendjes aktuale politike dhe sigurisë në rajon dhe më gjërë.

Pas përfundimit të seancës, siç është paralajmëruar, presidenti Pendarovski do të japë deklaratë për mediat.

Në seancë, siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, marrin pjesë anëtarët e rregullt të Këshillit, Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryetar i Qeverisë të RMV-së, Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes, Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme, Nenad Markoviq, profesor i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë” pranë Universitetit “Shën Cirili e Metodi”, Veton Latifi profesor në Universitetin e Evropës Juglindore dhe Trajan Gocevski, ish ministër i mbrojtjes dhe profesor universitar.

Në ftesë të presidentit, në seancën e Këshillit do të marrin pjesë edhe Erold Musliu, drejtor i Agjencisë për Zbulim, Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, kryeshef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ky është kryetari i ri i Komisionit për Sëmundje Infektive

Story i radhës

Facebook i jep lamtumirën projektit të kriptomonedhës

Të fundit nga

ShkoLartë