Nis kontrolli i pularive të prekura nga sëmundjet infektive në Durrës, mijëra pula të ngordhura qëndrojnë në qiell të hapur

March 21, 2022
min lexim

Shërbimi epidemiologjik në Durrës ka nisur vlerësimin shëndetësor dhe analizat te punonjësit e pularive të prekura nga sëmundjet infektive në Durrës, ndërkohë që është bërë dhe dezinfektimi i zonës përreth në stabilimentet në Xhafzotaj për të shmangur përhapjen e virusit.

Situata e krijuar nga ngordhja masive e pulave në disa nga stabilimentet e mbarështimit të tyre në Durrës ka vënë në lëvizje prokurorinë e rrethit të Durrësit e cila ka kërkuar nisjen e verifikimeve për praktikat e ndjekura nga subjektet në lidhje me karantinimin. Në bazë të legjislacionit tonë penal, shkelja e rregullave të karantinës konsiderohet vepër kundër mjedisit dhe ajo përbën kundërvajtje penale që dënohet me gjobë, nëse provohet se ka sjellë pasoja të rënda materiale ose që rrezikojnë jetën e shëndetin e njerëzve.

Ndonëse sot është një ditë pushimi, Prokuroria e Durrësit i ka kërkuar policisë të sekuestrojë dokumente mbi praktikën që është ndjekur pas rasteve të konstatuara për ngordhjen e shpendëve në tri prej fermave të Durrësit mbi bazën e të cilave do të vendoset nëse janë respektuar protokollet e karantinimit dhe bllokimit të depërtimit të produkteve të shpezëve në treg në rastet kur ato preken nga sëmundje infektive.

Ndërkohë dhjetra mijëra pula të ngordhura vazhdojnë të jenë të paasgjësuara dhe qëndrojnë në ambient të hapur duke iu nënshtruar dekompozimit dhe shkaktuar ndotje mjedisore. Në këtë mënyrë rrezikohet përhapja e mëtejshme në ajër e virusit dhe infektimi i shpezëve të tjera në zonë. Sot pranë stabilimenteve kanë qenë dhe inspektorë të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, por që nuk pranuan të flasin pasi ”nuk janë të autorizuar”. Fundjava e gjatë ka krijuar, sipas burimeve në një prej stabilimenteve të prekura, një reagim të vakët institucional në lidhje me këtë situatë, që, sipas tyre, kërkon ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje të menjëhershme.

Ndërkohë një tjetër stabiliment në Borç të Manzës dhe pse është në karantinë, dyert i ka të hapura. Shiriti mungon dhe nuk ka asnjë njoftim për ndalimin e hyrjes brenda stabilimentit në karantinë, as masa për dizinfektimin e mjeteve që hyjnë në të.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Të gjithë po e presim vdekjen – Unë dua që të mos jetë aq shumë e frikshme!”

Story i radhës

​Komuna e Prishtinës dhe ShSKUK me marrëveshje për shërbime më efikase për pacientë me hemodializë

Të fundit nga

ShkoLartë