“Të gjithë po e presim vdekjen – Unë dua që të mos jetë aq shumë e frikshme!”

Rrëfime tronditëse vijnë nga Mariupoli, qyteti më i bombarduar nga Rusia, që nga fillimi i luftës. Numri i saktë i viktimave atje vështirë se do të merret vesh ndonjëherë.

I rrethuar prej ditësh, mbrëmë i është dhënë ultimatum nga forcat ruse, që qyteti të braktiset, dhe forcat ukrainase të dorëzohen. Ukraina e ka refuzuar dorëzimin! Porti, detar tashmë mund të kthehet i gjithi në gërmadha, edhe pse prej ditësh ka raportime se rreth 80% e qytetit është bombarduar, nga shkollat e spitalet deri tek teatri.

Por, shumë banorë vazhdojnë të mbesin, edhe pse një numër i madh është larguar nga atje. Ata që kanë përjetuar bombardimet, kanë kaluar dhe po kalojnë jetë ankthi, madje disa pa shpresën se mund të mbijetojnë.

Ankthe, frikë, si në Kosovë dikur

Një dramë të tillë, na e sjellë, nëpërmjet një komunikimi që e ka siguruar një gazetare ukrainase.

“Jam e sigurt se do të vdes së shpejti. Është çështje e pak ditëve. Në këtë qytet, të gjithë presim vazhdimisht vdekjen. Unë thjesht dua që të mos jetë shumë e frikshme. – Dëshmia e një gruaje në #Mariupol”, shkruan gazetarja ukrainase në tviter, Anastasia Lapatina.

Ndjenjat e këtyre ditëve të trishta pritjeje vetëm ne shqiptarët e Kosovës, që e përjetuam luftën, mund ti kuptojmë dhe të ndjejmë empati për ukrainasit.

Nuk kishte mbrëmje që nuk i mbyllnim sytë, me frikën dhe ankthin, se forcat e Millosheviçit po vijnë. Do të granatojnë, vrasin e dhunojnë… se shtëpive do t’ia vënë flakën, edhe nga tymi dikush do të vdesë… Në mëngjes zgjoheshim me shpresë se tashmë që kishin filluar bombardimet e NATO-s, mund të sillnin fundin e luftës, por pyetja ishte si do ta kalonim edhe një natë sërish në shtëpi apo kudo që ndodheshim!

Ukrainasit, pas gati një muaj lufte të ashpër, ku Rusia nuk i ka përdorur vetëm bombat bërthamore, ende nuk e kanë shpresën që ne e patëm gjatë 78 ditëve të bombardimeve të pandërprera, se një ditë lufta do të përfundonte dhe Serbia do të dorëzohej!

Bota e qytetëruar pas 23 vitesh, po ballafaqohet me skena të ngjashme makabre, që i ka prodhuar e njëjta kulturë, sllavo-ruse, serbo-ruse, të njëjtat mite të rrejshme, dhe e njëjta madhështi e rrejshme, e mbështetur çuditërisht edhe nga feja ortodokse, si në Ukrainë nga ajo ruse, si në Kosovë nga ajo serbe.

E njëjta thirrje atje, për zhdukjen e ukrainasve, dhe e njëjta thirrje këtu, të zhduken shqiptarët, e shprehur edhe në programe dhe projekte.

Sot, po e shohim edhe njëherë fytyrën e vërtetë të Serbisë, atë fytyrë që duhet t’ia njoh edhe Europa, se sikurse Rusia, pavarësisht të gjitha të mirave dhe fuqive që ka, tokë të pafundme, pasuri nëntokësore dhe mbitokësore… nuk i mjaftojnë ideologjisë së sëmurë ruso-serbe!

Krimet e luftës po shihen live

Olena Halushka, një anëtare e bordit të Antikorrupsionit në Ukrainë, pohon se gjenocidi në Ukrainë po kryhet thuajse në transmetim të drejtpërdrejtë, ndërsa e kritikon Gjermaninë dhe Izraelin, për mosveprim.

“Rusia kryen gjenocidin e ukrainasve, i cili pothuajse transmetohet drejtpërdrejt. Asnjë person i ndjeshëm nuk mund ta mohojë atë. Nuk mund të pretendohet se janë injorantë. Kështu që jam veçanërisht e befasuar nga mosveprimi i Gjermanisë dhe Izraelit. Bota nuk mësoi asgjë nga historia, por këto 2 vende?”, shkruan ajo në tviter.

Ndërkohë, që presidentin amerikan Biden, nesër do të flasë me anëtarët e tjerë të kuintit, përpara se ta nis siç po quhet, një udhëtim të madh në Evropë”.

Ndërsa, ish mbreti i padiskutueshëm i shahut, për dekada, kampion i shumëfishtë, Gari Kasparov, vlerëson se bota do të ndodhet para një të keqe edhe më të madhe, nëse vepron fuqishëm tani për ta ndalur Putinin.

“Më quajtën luftënxitës në vitin 2014 kur thashë se Putini nuk do të ndalet me Krimenë dhe Ukrainën. Tani të gjithë e pranojnë se kisha të drejtë, por duan ta përsërisin të njëjtin gabim tani. Lënia e Putinit të shkatërrojë Ukrainën * rrit * kërcënimin e një konflikti më të madh, përfshirë bërthamor”, shkruan në tviter Kasparov, dikur një opozitar në Rusi, para se ta braktiste përfundimisht.

Ai beson se Perëndimi mund ta ndihmojë Ukrainën, pa përfshirjen e NATO-s.

“Kjo nuk ka të bëjë me NATO-n. Nuk ka asnjë traktat që thotë se SHBA-ve dhe fuqitë e tjera të mëdha të botës së lirë ju ndalohet ta mbrojnë Ukrainën, e cila po vdes për t’i mbrojtur ato. Ka vetëm frikë, e njëjta frikë që i pengoi të veprojnë në 2014 dhe na solli këtu”, pohon ai.

Çeçenët, po i vrasim ‘morrat’ me kënaqësi

Shërbimi i Sigurimit i Ukrainës, sjellë një tjetër tregim që përshkruan, prapaskenat e luftëtarëve rus, përfshirë atyre të mercenarëve.

Sipas një përgjimi, zbulohet jo vetëm dështimi dhe mungesa e disiplinës në ushtri, por edhe se Rusia ka angazhuar skuadrat çeçene, t’i ekzekutojnë ushtarët që dezertojnë nga vijat e luftës.

Këto skuadra, që janë në urdhrin e kryetarit çeçen besnik të Putinit, Kadirovit, që në tekst quhen, si ‘kadirovët”, nga përgjimet dalin një forcë frikacakësh.

“Propaganda ruse formon imazhin e tyre si një forcë e frikshme e aftë për të kryer çdo detyrë të Putinit. Por, në 26 ditë lufte, ushtarët ukrainas e kanë shkatërruar këtë mit. Kadirovitët tani quhen “trupat TikTok” për shkak të dashurisë së tyre për reklamat e skenës. Sepse gjatë luftës ata “dalloheshin” vetëm me video incizime dhe mizori ndaj popullatës civile”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Përveç se ata janë të angazhuar për spastrim, nga përgjimet rezulton, se çeçenët rusëve i referohen, si morra, dhe i ekzekutojnë me kënaqësi.

“Për më tepër, detyra kryesore e Kadirovitëve është të “pastrojnë” dhe të vrasin ushtarët rusë që ikin nga fusha e betejës… siç tregojnë dëshmi të shumta, ata nuk i konsiderojnë rusët si “të tyre”, i quajnë “morra” dhe i vrasin me kënaqësi”.

Përgjimet argumentojnë se ukrainasit vërtetë po vrasin shumë rusë, dhe po ua shkatërrojnë armatimin rusëve.

Incizimi flet për një bisedë të një mercenari të njësitit Kadriov, duke biseduar me gruan e tij në telefon: “Mos u shqetëso, nuk jam në hall, ne po qëndrojmë pak më tutje. Detyra jonë është t’i kthejmë (shënim: në betejë) këta ushtarë të këqij kur ata fillojnë të ikin nga sulmet e artilerisë. Kështu që mos u shqetësoni, nuk është një punë shumë e ngadaltë.”

Image

Ushtarë rus të vrarë gjatë përplasjeve luftarake me ukrainas

Sipas kësaj dëshmie, pranohet numri i madh i viktimave në ushtrinë ruse dhe se “komandanti i forcave speciale” është vrarë. “Edhe nëse dëgjon se kanë vrarë atje, dije se kanë vrarë këtu”.

“Artileria e tyre do të digjet konkretisht ditën dhe natën. Problemi është se atyre nuk u mbarojnë këto predha”, tha agresori për mbrojtësit ukrainas.

“Armiku nuk ëndërron më ta kapë Kievin”

Ministria e Mbrojtjes, në një njoftim të saj, për 25 ditë luftë, vlerëson se Kremlini nuk din më si t’i shpjegojë gjërat që po ndodhin, pasi kanë varrosur më shumë ushtarë në rajonet e Rusisë sesa humbjet e pranuara zyrtarisht. Ndërsa, suksesi i ushtrisë ukrainase është thuaja drejt kulmit.

“Mbrojtësit tanë kanë fshirë pothuajse plotësisht një numër tankesh ruse, sulme ajrore, inxhinieri dhe njësi të tjera që konsideroheshin “elitë”, së bashku me komandantët e tyre”.

Duke numëruar humbjet e ushtrisë ruse, kjo ministri tregon se pse Rusia po përpiqet me mercenarë nga e gjithë bota ‘po bën përpjekje të dëshpëruara’ për ta përfshirë Bjellorusinë “në ferrin e luftës” në Ukrainë.

Forca goditëse ruse po bie: “Armiku nuk ëndërron më ta kapë Kievin, është pa frymë në rajonet Chernihiv & Sumy dhe vazhdon të marrë goditje të dhimbshme pranë Kharkivit, në rajonet Mykolaiv, Kherson dhe Luhansk”.

“Sot Mariupoli po e shpëton Kievin, Dnipron dhe Odesan. Të gjithë duhet ta kuptojnë këtë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Humbjet totale luftarake të rusëve nga 24.02 deri në fillim të ditës së 21 marsit janë:

personel njerëzor rreth 15.000 veta,

tanke – 498,

makineri të blinduara luftarake / APV ‒ 1535,

sisteme artilerie – 240 njësi,

RSZV / MLRS – 80 secila,

PPO / Sistemet e luftës anti-ajrore – 45,

avionë 97,

helikopterë – 121,

pajisjet / automjetet e makinave – 969,

anije / varka – 3 copë,

rezervuar me PMM / rezervuar karburanti – 60.

niveli operativo-taktik UAV – 24.

pajisje speciale – 13.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pas Gjermanisë edhe Italia rekomandon distancimin nga antivirusi Kaspersky

Story i radhës

Nis kontrolli i pularive të prekura nga sëmundjet infektive në Durrës, mijëra pula të ngordhura qëndrojnë në qiell të hapur

Të fundit nga