Nis aventurën e re

February 1, 2022
1 minut lexim

Jermain Defoe ka qenë një nga futbollistët më të spikatur te kombëtarja e Anglisë, por edhe me Tottenham, klub me të cilin ka shënuar mbi 90 gola.

Në dy vitet e fundit, sulmuesi ka qenë pjesë e Rangers në Skoci, ndërsa tashmë në moshën 39-vjeçare kur mendohej se Defoe do të tërhiqej nga futbolli, ai ka vendosur të nisë një aventurë të re teksa rikthehet në ishull.

Këtë herë, Defoe është bërë pjesë e Sunderland në Ligën e Parë angleze duke firmosur një kontratë deri në fundin e sezonit aktual. Vlen të theksohet fakti se Defoe ka qenë edhe më parë pjesë e Sunderland, saktësisht në periudhën 2005-2007, kur klubi ishte pjesë e Premier League, teksa sulmuesi shënonte 34 gola në dy vite.

Ndërkohë, Sunderland është në garë për t’u ngjitur në Championship dhe Defoe me eksperiencën e tij mund t’i japë një ndihmesë të madhe klubit ku në të kaluarën është aktivizuar edhe Lorik Cana, për të arritur objektivin sezonal.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çka shohin meshkujt te një femër së pari

Story i radhës

Pampuri: Rama nuk dha përgjigje se kush e pagoi udhëtimin e tij luksoz me charter

Të fundit nga

ShkoLartë