“Vazhdojmë të shtojmë numrin e përkrahësve dhe bashkmendimtarëve!
Sëfundmi, Lëvizjes Demokratike i bashkangjitet edhe një kuadër i ri, Zgjim Shaini, inxhinjer i ndërtimtarisë, një i ri i aftë të çoj përpara vizionin e Lëvizjes Demokratike dhe nip i Adem Demaçit, veprimtar i shquar i kombit shqiptar.
Me përmendjen e bacit Adem, nuk ka se si mos ndalemi tek ndodhitë e fundit me emërimin e rrugës në Komunën e Çairit, me emrin e Adem Demaçit, i njohur edhe si Mandela e Ballkanit.
Adem Demaçi, fitues i çmimit Sakharov për Liri të mendimit, që është një çmim nderi për ato që i kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirisë së mendimit, autor i disa librave, disident, gazetar dhe politikan, është inspirim dhe do vazhdoj të inspiroj breza në përjetësi!
Prandaj, edhe një herë bëjmë thirrje që mos të politizohet ky emërim dhe mos të shfrytëzohet për tensione etnike dhe poena politike. Dënojmë aktin, deklaratat dhe iniciativën e Kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska, si dhe Qeveritarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sepse fobia ndaj Adem Demaçit është lënduese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të gjitha kombet që përjetuan shtypjen e egër të regjimeve totalitare komuniste.
Kthim prapa ska!
Sërisht potencojmë se Lëvizja Demokratike ngelet e hapur për kuadro të reja, me energji dhe guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Lëvizjes Demokratike” ka shkruar Muhmaet Ajeti

Nipi i Adem Demaçit i bashkohet LD së Izet Mexhitit
Të fundit nga

Luana provokuese, “bombë” në ngjyrë rozë
Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Luana Vjollca ka tërhequr vëmendjen me një postim të ri në Instagram, ku shfaqet me një kostum ngjyrë rozë. E veshur elegante me xhaketë dhe fund të

Nis pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet
Nis pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet Pastrimi i kontenjerëve të stërmbushur në kryeqytet ka filluar vetëm gjatë natës. Gajtë ditës, në një intervistë për media, kryeshefi i Ndërmarrjes publike “Pastrimi”,

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s
Elon Musk tha se do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Donald Trump pasi fitimi dhe të ardhurat e kompanisë së tij “Tesla” ranë ndjeshëm në tre muajt e parë të

Gati të transferojë mbrojtësin e kryeqytetasve
Menjëherë pasi fitoi titullin kampion për herë të dytë radhazi, Egnatia është fokusuar te merkato. Pasi është shumë pranë sulmuesit të Dritës, Kastriot Selmanit, tashmë rrogozhinasit nuk “shkulen” nga Kosova. Mësohet se

Veprimtari nga Gjermania i bën thirrje LDK-së: A më mirë me partitë e akuzuara për ekzekutimin e dhjetra FARK-istëve apo me Vetëvendosjen?
Publicisti dhe veprimtari nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka komentuar deklarimet e zyrtarëve të LDK-së së fundmi. Ai thotë se arsyetimet e tyre për të mos bashkëpunuar