Nikollovski: Me ndryshimet ligjore të Ligjit për tokë bujqësore, tokën e papërpunuar private do të mund ta japim për shfrytëzim

min lexim

Në shtet kemi 540 mijë hektarë tokë bujqësore, prej të cilave për momentin nuk përpunohen 85 mijë hektarë tokë shtetërore dhe 90 mijë hektarë shtesë tokë private aktualisht. Ne i kemi përgatitur edhe ndryshimet e Ligjit për Tokën bujqësore, sipas të cilave shteti do të mund të ofrojë tokë private të papunuar ose tokë të braktisur në krizë të tillë për shfrytëzimin e atyre që dëshirojnë, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski.

Ai në paraqitjen e sointme në TV Sitel informoi se nga toka e përgjithshme  e punueshme, shteti disponon 240 mijë hektarë, ndërsa 360 mijë hektarë të mbetur janë private.

“Tani do të kalojmë në analizë të hollësishme dhe për këtë kemi përgatitur ndryshimet në Ligjin për Tokën Bujqësore, ku themi se toka private e papunuar apo e braktisur do të mund të shfrytëzohet nga shteti dhe fakti që 1500 kontrata. që u nënshkruan këtë vit flet për interesimin e njerëzve dhe të fermerëve në të gjithë sektorin, edhe pse këto dy vite do të jenë të vështira, sidomos në sektorin e ushqimit, prandaj duhet të jemi plotësisht të përgatitur me të gjitha masat dhe politikat”, tha Nikollovski.

N[ë drejtim të subvencioneve, tha se vitin e ardhshëm Ministria do t’i ketë paguar të gjitha borxhet ndaj fermerëve dhe nga viti i ardhshëm do të mund të filloni me paradhëniet që janë paraparë në sistemin e ri të subvencioneve, i cili ka për qëllim rritjen e prodhimit vendor të ushqimit.

 

Story i mëparshëm

​Koreja e Veriut lëshon raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi

Story i radhës

Nikollovski: Me ndryshimet e reja ligjore, tokën e papunuar private do të mund ta japim për shfrytëzim

Të fundit nga