Nikollovski: Bullgaria t’i zbatojë aktvendimet e Gjykatës evropiane dhe të lejojë fillim të negociatave me BE-në

April 27, 2022
1 minut lexim
Janë 14 aktvendime të Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut të cilat kanë të bëjnë me maqedonasit në Bullgari dhe deri më tani asnjë prej tyre nuk është zbatuar nga Bullgaria.
Në kushte të luftës në Ukrainë, kur nuk respektohen të drejtat e njeriut, në Evropë nuk nevojiten shembuj jo të mirë, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, i cili në Strasburg po merr pjesë në sesionin e rregullt të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai përkujtoi se në analizën e Sekretariatit për ekzekutim të aktvendimeve shprehet shqetësim i thellë se në procedurat e fundit për regjistrim të filluar nga shoqatat e aplikuesve maqedonas në Bullgari, gjykatat sërish i anashkaluan parimet e cekura në aktvendimet e Gjykatës dhe Rezolutën e përkohshme të Komitetit të ministrave.
“Bullgaria vazhdimisht e bllokon Maqedoninë në rrugën evropiane, Maqedonia nuk mund t’i fillojë negociatat inkuadruese për anëtarësim në BE sepse Bullgaria vazhdimisht vendosë veto, ndërsa në të njejtën kohë Bullgaria nuk i respekton aktvendimet e Gjykatës evropiane për të drejta të njeriut. Kjo është politika hipokrite, e cila duhet të marrë fund”, theksoi Nikollovski.
Ai bëri thirrje që shteti t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE, ndërsa Bullgaria t’i mundësojë të drejtat themelore dhe të drejtat gjuhësore të maqedonasve në Bullgari, duke cekur se vetëm qasja e tillë mund të çojë drejt marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe miqësore mes popullit maqedonas dhe atij bullgar.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Drejtoria e Librave Amë prej sot në grevë

Story i radhës

Rasti i parë në Kinë i gripit të shpendëve H3N8

Të fundit nga

ShkoLartë