nikolloski po ndertojme gjashte autostrada ne te njejten kohe 6acf22b616561

Nikolloski: Po ndërtojmë gjashtë autostrada në të njëjtën kohë

October 14, 2026
1 minut lexim

Maqedonia e Veriut po ndërton njëkohësisht gjashtë segmente autostradash, të cilat pritet të përmirësojnë lidhjet rrugore mes qyteteve dhe të lehtësojnë qarkullimin në vend.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, tha se punimet po vazhdojnë në disa projekte të rëndësishme, ndërsa afatet e përfundimit ndryshojnë nga një segment në tjetrin.

Një nga projektet më të rëndësishme është autostrada Kërçovë–Bukojçan, ndërtimi i së cilës ka nisur së fundmi. Sipas Nikoloskit, kjo autostradë është e rëndësishme për lidhjen e Shkupit me Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Ohrin dhe Strugën, si dhe për funksionalizimin e Korridorit 8.

Projekti përfshin ndërtimin e një tuneli, disa urave dhe viadukteve, si dhe nyjeve rrugore, për shkak të terrenit të vështirë malor.
Sa i përket projekteve të tjera, Nikoloski bëri të ditur se autostrada Prilep–Manastir dhe ajo Tetovë–Gostivar pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2029.

Segmenti Gostivar–Bukojçan, i cili kalon nëpër terren malor dhe përfshin shumë ura, pritet të përfundojë në vitet 2029–2030. Ndërkaq, për autostradën Bukojçan–Kërçovë, afati i parashikuar është katër vjet, por kompania ndërtuese ka premtuar se punimet mund të përfundojnë më herët.

Për autostradën Ohër–Kërçovë, ministri pret që një pjesë e saj të hapet për qarkullim së shpejti, ndërsa përfundimi i plotë varet edhe nga kushtet atmosferike.

Sipas Nikoloskit, këto projekte pritet të përmirësojnë infrastrukturën rrugore dhe të mundësojnë lidhje më të shpejta mes rajoneve të vendit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shasivari cakton takimin me studentet per provimin e jurisprudences 6aceea3c79076
Lajmi i mëparshëm

Shasivari cakton takimin me studentët për provimin e Jurisprudencës

Të fundit nga

Shpallet urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihaillova. “Personi kërkohet me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit, për vepër penale
ShkoLartë