Nikolloski: Ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik nuk e përcjellin hapin me kohën

November 19, 2024
1 minut lexim

Shkup, 19 nëntor – Ligjet për ndërtim dhe për planifikim urbanistik duhet të pësojnë reforma rrënjësore, sepse nuk e përcjellin hapin me kohën, vlerësoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.

“Këto ligje duhet të ndërrohen. Në kuadër të Ministrisë punojmë në atë dhe kur do të kemi draft versione do ta ftojmë sektorin e qytetit që të kyçet. Konsideroj se opinioni publik do t’i ndjekë ndryshimet ashtu siç janë shkruar, e jo ashtu siç dikush do t’i interpretojë, për shkak se koha tregon se ose kjo bëhet nga mosdija ose nga axhenda tjera, që nuk janë të ndërlidhur me moirëqenien e qytetarëve”, tha Nikollovski, në përgjen e pyetjes së gazetarëve në ngjarjen e sotme me të cilën LOE e shënoi 20 vjetorin e ekzistencës.

Theksoi se struktura të caktuara në opinion reagojnë për gjithçka që është e ndërlidhur me ligjin për ndërtim dhe për planifikim urbanistik pa lexuar mbrëmë paraprakisht për çka bëhet fjalë.

Si shembull i theksoi ndryshimet e Ligjit për planifikim urbanistik, të cilët në propozim të tij janë miratuar në gusht të këtij viti, me të cilët është mundësuar me procedurë të lehtësuar që të ndërtohen shkolla, kopshte, ambulanca, spitale dhe garazhe shumëkatëshe.

“Kur u miratuan ndryshimet, lindi histeria se kushedi se çfarë do të kishte ndodhur dhe çfarë lloj kaosi urban do të kishte ndodhur në vend. Tre muaj më vonë nuk ka kaos urban dhe e vetmja gjë që ndodhi ishte se shkollat, kopshtet, klinikat, spitalet dhe garazhet shumëkatëshe u ndërtuan në një procedurë të thjeshtuar. Pasi janë bërë këto ndryshime ligjore, nuk ka komunë që nuk planifikon ose nuk po fillon ndërtimin e një çerdhe të re apo një shkolle të re, dhe e gjithë ajo për të cilën është shkaktuar histeri nuk ka ndodhur”, theksoi Nikoloski. 

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Roblox kufizon komunikimin për fëmijët nën 13-vjeç

Story i radhës

Zv/kryeministri Stoilkoviq në prag të “Wine Vision – Open Balkan” realizoi takim me Mlladenovska – Jelenkoviq përfaqësuese e “Verëra nga Maqedonia”

Të fundit nga

ShkoLartë