Nike po e shqyrton largimin nga Chelsea

March 11, 2022
1 minut lexim

Sipas raportimeve, gjigandi i veshjeve sportive Nike po mendon të ‘largohet’ nga marrëveshja e tyre madhështore e veshjeve 15-vjeçare me Chelsean.

Pronari Roman Abramovich u sanksionua nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të enjten në mëngjes dhe të gjitha asetet e tij janë ngrirë.

Sponsori i fanellave të klubit, firma e telefonisë celulare Three, tashmë ka konfirmuar se do të pezullojë sponsorizimin e tyre deri në një njoftim të dytë.

Tashmë është raportuar nga Daily Mail se prodhuesi i fanellave, Nike mund të ndërmarrë gjithashtu këtë hap.

Chelsea ra dakord për një partneritet me Nike në vitin 2016, me vlerë rreth 1 miliard euro për 15 vite.

Sipas raportimeve, kampionët në fuqi të botës mund të humbasin 641 milionë euro.

Chelsea aktualisht nuk është në gjendje të shesë asnjë mall dhe mbylli dyqanin e tyre në Stamford Bridge të enjten.

Ata gjithashtu nuk lejohen të shesin asnjë biletë për ndeshje dhe vetëm mbajtësit ekzistues të biletave mund të marrin pjesë për pjesën tjetër të këtij sezoni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A do të kenë tregtarët humbje nga kufizimi i marzhit? Flet ministri Bekteshi

Story i radhës

Nga pushimet me Trixën, veshja e Anxhelinës kushton mbi 1 mijë euro

Të fundit nga

Camavinga jashtë për 2 ose 3 javë

Mesfushori pësoi një dëmtim muskulor në kofshën e majtë! Një tjetër dëmtim për skuadrën tashmë të shkatërruar në dispozicion të Carlo Ancelottit. Mesfushori Eduardo Camavinga u largua nga fusha mbrëmjen e së
ShkoLartë