nikaj i flet pas fitores ndaj lirise 628a132e0d837

Nikaj i flet pas fitores ndaj Lirisë

May 22, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Lirisë.

Nikaj ishte i emocionuar pas fitores që i siguron edhe një ndeshje ndaj skuadrës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll, e që ai dëshiron të jetë Prishtina.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa vushtrriasit ishin më të saktë në penallti.

“Jam shumë i lidhur me Vushtrrinë emocioni është shumë i madh dhe kam edhe tani. Është diçka e veçantë nuk kemi arritur asgjë do të mundohemi edhe lojën e ardhshëm të kemi të njëjtën paraqitje dhe të luajmë kështu me zemër si në këtë përballje”.

“Do të dëshiroja që takimin për inkuadrim në Superligë kundërshtar ta kemi Prishtinën pasi do të jetë një super ndeshje dhe një atmosferë fantastike për të dyja tifozëritë”.

“Jam shumë i emocionuar e kam dashur Vushtrrinë dhe është qyteti imë i dytë dhe shtëpia ime e dytë pas Shkodrës”, ka thënë  Nikaj.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

fillon protesta e ushtareve para qeverise 628a0e7ad8aa4
Story i mëparshëm

Fillon protesta e ushtarëve para Qeverisë

publikohen pamjet e operacionit plumbi i arte momenti i arrestimit te bashkepunetoreve te nuredin dumanit 628a1bd58d8e8
Story i radhës

Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë”, momenti i arrestimit të bashkëpunëtorëve të Nuredin Dumanit!

Të fundit nga

Demi Lovato një hap më afër dasmës

Demi Lovato dhe i fejuari i saj, Jordan ‘Jutes’ Lutes, janë një hap më afër martesës zyrtare. Të shtunën, ylli i popit, 32 vjeç, u shfaq në të bardha nusërie ndërsa ecte

BMW zbulon M2 CS të shumëpritur

BMW më në fund “ka hequr perdet” nga M2 CS e shumëpritur. Kompania tregoi imazhet e para të veturës përpara një zbulimi të plotë që pritet javën e ardhshme. Ndërsa BMW ende
ShkoLartë