nice ne feste eliminon marseillen 62043db6eef0c

Nice në festë, eliminon Marseillen

February 9, 2022
1 minut lexim

Marseille jashtë Kupës së Francës. Ekipi i drejtuar nga argjentinasi Sampaoli u eliminua në çerekfinale nga Nice, e cila fitoi thellë 4-1 në “Allianz Riviera”.

Një sukses i merituar plotësisht nga ekipi i drejtuar nga Galtier, që e dominoi në çdo aspekt kundërshtarin, çka u reflektua edhe në rezultat. Golin e parë të ndeshjes e realizoi Marseja, por që në fakt ishte një autogol, pasi topi u devijua në portën e tij nga Bard që në minutën e 3-të.

Por situata ndryshoi shumë shpejt, me Nicen që barazoi me Guirin dhe kaloi në epërsi me Kluivert. Në të dy rastet, ai që shërbeu ishte Delort.

Gjatë pjesës së dytë vendësit shënuan edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Kluivert dhe Delort, duke konfirmuar supermacinë ndaj një rivali të fortë si Marseilla.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

austri policia gjen tete emigrante nen nje kamion 62043db3800e2
Story i mëparshëm

Austri: Policia gjen tetë emigrantë nën një kamion

deputetja e vv se 70 per qind e konsumatoreve nuk preken me tarifat e reja te energjise 62043dba4354b
Story i radhës

Deputetja e VV-së: 70 për qind e konsumatorëve nuk preken me tarifat e reja të energjisë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë