Ekipi francez, Nice po mendon për transferimin e Marcelos.
Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, Marcelo vazhdon të jetë lojtar i lirë.
Sipas raportimit nga ‘FootMercato’, Nice po mendon transferimin e brazilianit dhe kanë filluar bisedimet.
Është pikërisht trajneri i skuadrës franceze, Lucien Favre, që ka si prioritet inkorporimin e një mbrojtësi të majtë dhe ka miratuar lëvizjen e Marcelos drejt tyre.
Paga nuk pritet të jetë problem për Nice, pasi janë të gatshëm të paguajnë atë shumë që braziliani do të kërkojë.