ngritja e youtube moment zgjimi per mediat tradicionale 6812490c16106

​Ngritja e Youtube, “moment zgjimi” për mediat tradicionale

April 30, 2025
min lexim

Gazetari anglez, Piers Morgan ka paralajmëruar se mediat tradicionale po përballen me një “ndryshim rrënjësor” që do të çojë në zhdukjen e disa titujve, ndërsa YouTube po fiton gjithnjë e më shumë ndikim dhe audiencë. Ai tha se platforma po bëhet aq e fuqishme sa televizioni tradicional dhe e krahasoi këtë ndryshim me kalimin e muzikës nga pllaka në formatin digjital.

“Shumë shpejt, disa gazeta në Britani nuk do të ekzistojnë më”, tha Morgan.

“Askush nën moshën 45 nuk blen gazetë fizike. Nëse mediat nuk reagojnë, do të përballen me një surprizë të hidhur. Ky është momenti për t’u zgjuar”, shtoi ai.

Pas përfundimit të marrëveshjes me News UK, Morgan bleu të drejtat e kanalit të tij Piers Morgan Uncensored (Pa censurë) dhe tani po kërkon investitorë për ta zgjeruar më tej.

Ai tha se kalimi në YouTube u ndikua nga fëmijët e tij, që ndjekin vetëm këtë platformë dhe sporte live në TV.

“Isha duke bërë një emision live tradicional, shumë të shtrenjtë, kur mund ta bëja më lirë dhe për një audiencë globale në internet”, tha ai.

Morgan është pjesë e një vale figurash që ndjekin modelin amerikan të mediave konservatore si The Daily Wire.

Ai synon të ndërtojë një rrjet me kanale të reja nën markën Uncensored, që përfshijnë tematika si historia, krimi i vërtetë dhe sporti – duke pasur në fokus tregun amerikan dhe global.

“Audienca britanike është thuajse e parëndësishme për mua”, tha ai.

“Podkasti më fitimprurës i mikut tim Gary Lineker është The Rest is History, sepse është i madh në Amerikë”, shtoi ai.

YouTube po tregon fuqinë e tij edhe financiarisht – me të ardhura prej 8.9 miliardë dollarësh në tremujorin e parë të 2025-ës, shumë më tepër se të ardhurat vjetore të transmetuesve britanikë si Channel 4.

Morgan përmendi se në zgjedhjet amerikane, YouTube tërhoqi më shumë se 45 milionë shikues – një tregues i qartë i zhvendosjes së vëmendjes publike.

Duke planifikuar një strukturë më të qëndrueshme përtej figurës së tij, ai tha se projekti është tashmë fitimprurës dhe se interesi nga gazetarë të njohur për t’u bashkuar është i lartë.

“Nuk më duhen paratë”, tha ai. “Pyetja për investitorët është: ‘Çfarë do të sillni në këtë projekt?’”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

luis enrique donnarumma ka bere pritje te shkelqyera 681247e27b379
Story i mëparshëm

Luis Enrique: Donnarumma ka bërë pritje të shkëlqyera

tragjedi e dyfishte nene e bir gjenden te vdekur ne banese fqinjet njoftuan policine pas eres se rende 68124ba23ad3e
Story i radhës

Tragjedi e dyfishtë, nënë e bir gjenden të vdekur në banesë! Fqinjët njoftuan policinë pas erës së rëndë

Të fundit nga

ShkoLartë