tragjedi e dyfishte nene e bir gjenden te vdekur ne banese fqinjet njoftuan policine pas eres se rende 68124ba23ad3e

Tragjedi e dyfishtë, nënë e bir gjenden të vdekur në banesë! Fqinjët njoftuan policinë pas erës së rëndë

April 30, 2025
1 minut lexim

Komuniteti lokal i Trikalës është tronditur nga tragjedia familjare që u zbulua të mërkurën pasdite, kur fqinjët njoftuan Policinë për shkak të një ere të fortë që vinte nga një apartament në qendër të qytetit, pranë Manavikës.

Policia gjeti një grua të moshuar dhe djalin e saj të vdekur brenda shtëpisë.

Siç raportojnë mediat vendase, thuhet se gruaja ka vdekur nga shkaqe patologjike, ndërsa në krah të djalit të saj u gjetën prova që mbështesin mundësinë e vetëvrasjes.

Ndërsa hetimet vijojnë, priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore, të cilat do të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

ngritja e youtube moment zgjimi per mediat tradicionale 6812490c16106
Story i mëparshëm

​Ngritja e Youtube, “moment zgjimi” për mediat tradicionale

osmani perkushtimi dhe sakrifica e ilaz kodres jane simbol i luftes per liri 68124c1892301
Story i radhës

Osmani: Përkushtimi dhe sakrifica e Ilaz Kodrës janë simbol i luftës për liri

Të fundit nga

ShkoLartë