Ngritët flamuri i Kosovës në shtetin që nuk e njeh

1 minut lexim

Ka mbërritur në Algjeri grupi i parë i ekipit të Kosovës që do të marrë pjesë në Lojërat e 19-ta Mesdhetare “Oran 2022”.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, në grupin e parë bëjnë pjesë ekipet e atletikës, boksit, notit dhe badmintonit.

Ekipi është nisur nga Prishtina për në Shkup, prej nga do të bëhet udhëtimi me aeroplan direkt për në Oran.

Ekipi i mundjes ka udhëtuar përmes Tiranës, sikurse ekipet e sporteve tjera që do të udhëtojnë në ditët në vijim.

Algjeria është një vend që ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​OKB: Ne nuk kemi kapacitet ta ndihmojmë Afganistanin

Story i radhës

Skuadra shqiptare në festë, anëtar i ri i Ligës së Dytë Unike të Maqedonisë së Veriut 

Të fundit nga