Tenad Dema, mjeku i emergjencës i cili jeton në Itali tha për “Good Morning Albanians”, se një pacient në Itali rezulton me kolerë.
Ai ndau për emisionin e mëngjesin disa shenja të infektimit me kolerë dhe tha se mes tyre më shqetësuesja është diarreja shumë e shpeshtë e cila çon në dehidratim të trupit. Kolera tha ai përhapet me anë të ushqimit apo ujit të kontaminuar.
“Nga momenti kur konsumohet ushqimi, apo uji i kontaminuar me bakterje, brenda 24-72 orësh fillon një diarre që është shumë e shpeshtë. Ka një shkarkim që mund të shkojë 15 apo më shumë në ditë ky është një shqetësim i madh.
Kjo pastaj çon në dehidratimin totale të trupit. Këto janë ato “zilet e alarmit”. Mund të ketë dhimbje, marramendje, dhimbje abdominale”,-tha Tenad Dema.
Burimi: GAZETA.MK