ngricat paralizojne aeroportet ne vjene dhe prage anulime dhe vonesa fluturimesh 696613d349990

Ngricat paralizojnë aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

January 13, 2026
1 minut lexim

Kushtet e ashpra të ngricave detyruan autoritetet të mbyllin sot Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës, të paktën deri në orën 11:00 të paradites, ndërsa në Aeroportin Václav Havel të Pragës u vendosën kufizime të rrepta në fluturime. Lajmi u konfirmua nga vetë dy aeroportet.

Sipas një zëdhënësi, në pistat e uljes dhe ngritjes në Vjenë u formua një shtresë e trashë akulli, e cila vazhdoi të krijohej edhe pas përpjekjeve për pastrimin e saj. Për pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu i akullt detyroi Aeroportin e Pragës të kalojë në “funksionim shumë të kufizuar”, sipas një njoftimi të publikuar në llogarinë zyrtare në platformën X. Autoritetet paralajmëruan se vonesat do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, pasi stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë vazhdimisht statusin e fluturimeve të tyre dhe të ndjekin udhëzimet e kompanive ajrore për shkak të kushteve të vështira të motit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonci wikoff dhe ulutash flasin per sigurine ne kosove 696613be897f2
Lajmi i mëparshëm

Maqedonci, Wikoff dhe Ulutash flasin për sigurinë në Kosovë

marine le pen apelon vendimin qe e ndalon te kandidoje per 5 vjet cfare do te ndodhe me zgjedhjet presidenciale 2027 6966158650395
Lajmi i radhës

Marine Le Pen apelon vendimin që e ndalon të kandidojë për 5 vjet/ Çfarë do të ndodhë me zgjedhjet presidenciale 2027?

Të fundit nga

Shteti që nuk prodhon krenari

Nga Destan JONUZI Në Maqedoninë e Veriut, debati publik i ngjan një skene teatri ku aktorët ndryshojnë kostumet, por jo tekstin. Skenografia mbetet e pandryshuar: politika ditore, përplasjet etnike, deklaratat identitare që
ShkoLartë