ngordh nje bizon ne kopshtin zoologjik ne shkup 68c2ce91ea333

Ngordh një bizon në Kopshtin Zoologjik në Shkup

September 11, 2025
1 minut lexim

Shkup, 11 shtator – Kopshti Zoologjik në Shkup njofton se mëngjesin e sotëm ka ngordhur bizoni europian, i cili që nga viti 2011 ishte banor i Kopshtit Zoologjik të Shkupit.

Kafsha ishte 17 vjeçare, ndërsa autoritetet shpjegojnë se jetëgjatësia e bizonëve është nga 14 deri në 20 vjet.
“Me pikëllim të madh ndajmë lajmin se bizoni ynë europian, i cili ishte 17 vjeç, ka ngordhur këtë mëngjes. Jeta mesatare e këtyre kafshëve është nga 14 deri në 20 vjet. Ky përfaqësues madhështor dhe i rrallë i faunës së egër europiane që nga viti 2011 ishte një nga banorët më mbresëlënës të kopshtit tonë zoologjik. Rreth një vit e gjysmë më parë, atij iu diagnostikua pneumonia, pas së cilës filloi një proces i gjatë terapie dhe monitorimi të kujdesshëm nga ekipi ynë i veterinerëve dhe kujdestarëve të tij. Megjithëse me shumë përkushtim arritëm ta stabilizonim gjendjen e tij, gjatë dy javëve të fundit ai përsëri shfaqi shenja dobësie dhe vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë iu aplikua një terapi intensive ditore me antibiotikë, e përcaktuar sipas antibiogramit, si dhe mbikëqyrje e vazhdueshme, por fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha përpjekjeve tona, nuk arritëm ta shpëtonim”, thonë nga Kopshti Zoologjik në Shkup.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

albi qamili bartes i listes se vlen ne tetove 68c2c7f67539f
Lajmi i mëparshëm

Albi Qamili bartës i listës së VLEN në Tetovë?

po arratisej nga italia i fshehur ne kamionin me pajisje elektrike kapet ne port shqiptari i kerkuar per rrembim ne vlore 68c2d0943bcea
Lajmi i radhës

Po arratisej nga Italia i fshehur në kamionin me pajisje elektrike, kapet në port shqiptari! I kërkuar për rrëmbim në Vlorë

Të fundit nga

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990
ShkoLartë