Ngjela: Hapja e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit do tronditë politikën

November 3, 2022
min lexim

Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar hapjen e dosjeve të spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit. Ai është shprehur se ligjin e dosjeve në Kuvend nuk e votuan ata që kishin frikë, ndërsa theksoi se kur ligji nuk funksionon bëhet shkak për diktaturë. “I kap ligji i dosjeve. Pse nuk ishin në sallë. Ligjin duhet ta kishin bërë ata kur ishin në pushtet. Ligji nëse nuk është i tëri në objekt nuk vlen. Erdhi ligji i dosjeve, ca i hapën ca si hapën. Ato që nuk u hapën u bën ministra. Presidenti që i kishte në dorë pse i la?  Këta nuk dinë të korrigjojnë gabimin e tyre. Kur ligji nuk funksiono bëhet shkak për diktaturë”, deklaroi ai.

Ngjela: Meta agjent

Ndërkohë, gjatë prononcimit për gazetën “SOT”,  avokati Spartak Ngjela i pyetur lidhur me deklaratën e Autoritetit të Dosjeve i cili ka deklaruar se Ilir Meta dhe 5 politikanë të tjerë rrezikohen të përjashtohen nga politika, ai u shpreh se nëse Autoriteti i Dosjeve ka thënë se Meta dhe 5 të tjerë do të përjashtohen  nga politika sipas tij, ata janë agjent. Madje ai theksoi se, përveç tyre ka edhe të tjerë sepse ka pasur shumë agjentë. “Nëse Autoriteti i Dosjeve ka thënë se Meta dhe  5 të tjerë do të përjashtohen  nga politika atëherë  i bie që ata janë agjent, kanë firmosur agjenturën, ata kanë të  drejtë që të bëjnë gjyq. Mund të ketë edhe tjerë në fakt sepse kanë qenë shumë agjent sepse me ata mbahej regjimi. Secilit nga agjentëve i kontrollohet firma dhe duhet që të bësh një marrëveshje për të hyr në shërbimin e një agjenture dhe marrëveshja ka firmë dhe kur të thotë nuk është firma ime do ta çojnë në një laborator grafik”, tha ai.

I pyetur nëse hapjen e dosjeve e sheh se do hasë pengesa apo do të shkojë deri në fund, ai tha se dosjen e një personi sipas tij e hap vetëm një person.“Tani për hapjen e dosjeve, dosjen e x e hap vetëm x, dosjen e y që ka një post zyrtar e hap posti, të tjerët janë normal pse do të hapin dosjet”, tha ai.

Ndërkohë, kujtojmë se më 20 tetor, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 94 vota pro dhe 1 abstenim disa amendamente në ligjin e dosjeve të sigurimit të shtetit, ku bëhet e mundur hapja e të gjitha dosjeve nga viti 1944 deri në 1991. Në të njëjtën kohë, sipas këtyre amendamenteve, kandidatët për poste të larta drejtuese duhet të kalojnë sërish në sitën e Autoritetit të Dosjeve, pavarësisht se më parë mund të kenë marrë një certifikatë pastërtie nga dy komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”. Projektligji erdhi pas kërkesës së autoritetit, pasi doli një dosje ku pretendohej se një person me iniciale I.M, që dyshohet se është ish-presidenti Ilir Meta, ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit.

Implikimi i Berishës për Gërdecin, Ngjela: Hetimi do të gjejë provat

Ndërkohë, teksa komentoi protestat që ka paralajmëruar ish-kryeministri Sali Berisha dhe ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama lidhur me udhëtimet me charter të kryeministrit, ai tha se Berisha mund të ngrejë një komision parlamentar që të hetoj buxhetin e kryeministrit.“Aty e ka Parlamentin të ngrejë një komision parlamentar që të hetoj buxhetin e kryeministrit. Unë nuk mund të merrem unë me ëndrrat e Don Kishotit për kalorsinë, por duhen paraqitur provat”, tha ai.

I pyetur për deklaratën e kreut të SPAK, Arben Kraja i cili së fundmi ka deklaruar se për Sali Berishën po hetohet dhe për Gërdecin, ai tha se nëse ka nisur një hetim nga ai hetim duhet që të dalin edhe provat. “Nëse e ka thënë ai hetohet, sepse hetimi nuk do të thotë provë, hetimi gjen provat për t’i kthyer faktet në prova. Fakti që ka filluar hetimi për Gërdecin do të thotë se ka filluar hetimi, në një shtet si ky i yni demokraci e një shteti borgjez të gjithë jemi si Jozef K tek procesi i Kafkës”, tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përmirësohet gjendja e ish-kampionit të botës

Story i radhës

Rusia paralajmëron Londrën për pasoja të rrezikshme

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë