Çka krejt duhet të ndodhë që Kosova, të gjitha shtresat politike, që nga shpallja e pavarsisë, të gjitha subjektet politike, t’i kuptojnë dobësit në procesin e formimit dhe mbajtjes së shtetit?!
Ajo që ndodhi në veri të Kosovës dhe, sigurisht do të vazhdoi të ndodhë, para së gjithash, janë pasojë e mos shtrirjes së sovranitetit në mbarë territorin. Serbët në Veri u vetizoluan, nuk e rrespektojn dhe as që e pranojn shtetësin e Kosovës, nuk e përfillin Kushtetutën dhe legjislacionin e Kosovës, bëjnë presion madje edhe në spastrimin etnik, zhvillohet ndërtimtaria pa kurrfarë mbikëqyrje të shtetit, madje, edhe për donji lëvizje të institucioneve të sigurisë apo të pjesëtarëve të shtresës politike kërkohet ndihma nga forcat e KFOR-it etj. etj.
Fundja, ndodhen edhe sulmet, me armë, kundër njësive policore të shtetit. Aktet e tilla, nuk mund të konsiderohen si akte terroriste. Jo jo. Fjala është për akte të organizuara dhe inicuara nga Serbia. Me fjalë tjera, ndërprerja e lojrave me kufinjë, moslejimi I formimit të Associacionit, antikushtetutar, të cilin e kërkonin serbët, dhe për qellim e kishin ndarjen nga Kosova, linden forma të reja të lojrave të Serbisë.
Tani, me sulme kundër njësive policore të Kosovës, serbët, provokojnë pushtetin e Kosovës që, kundër sulmeve serbe, shteti i Kosovës të përgjigjet me aksione adekuate për mbrojtjen e shtetit dhe, kështu, Serbia, ta shfrytëzon si motivacion, për gjoja, mbrojtjen e serbëve në Kosovë, të cilët nuk janë fare të kanosur, dhe, të shkojë gjurmëve të Rusisë apo Putinit, dhe të fillon konfliktin në Kosovë.
Në këtë moment, apeloi në veçanti te subjektet politike që, t’iu shmangen betejave të pahijshme, në Parlament dhe kudo tjeter. Të fokusohen në ruajtjen e shtetit, të shërbehen me këmbime normale të mendimeve por jo me kërcënime dhe ofendime. Duhet insistuar se, KFOR-i në Kosovë, nuk është për mbrojtjen e serbëve por, për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës.
Shpresoi të mos kam të drejtë kur, mendoj se situata, në veri apo në Kosovë është alarmante. Serbia është ajo, e cila në bisedime apo dialog, ta premton një gjë ndërsa e bën një tjetër. Kohë pas kohe, ua lëshoi syrin edhe mjeteve informative të Serbisë. Për ndodhit në veri, nuk e vërejta asnji fjalë të Serbisë. Heshtja flet se, ajo çka ndodh është brumi i Serbisë.
Gadishmëria, edhe për më të keqen, duhet me qenë permanente.