​Ngjarjet e datës 7 qershor

June 6, 2022
min lexim

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me ambasadoren e Kroacisë në Kosovë Danijela Barishiq, për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet bilaterale, ndikimi i situatës në Ukrainë, zhvillimet në rajon dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe mekanizmat tjerë ndërkombëtarë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 09:30)

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mbi masat e veçanta dhe aktivitetet e ministrisë në fushën e mirëqenies sociale. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për Arsim shqyrton raportin vjetor të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, për vitin 2021. I ftuar: Samir Bllacaku, drejtor i Përgjithshëm. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për komisionarin parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Ndërmarrja Publike Banesore mban konferencë për media me anë të së cilës do të mbahet aktiviteti 5 vjet, 555 hyrje. (Rruga “Motrat Qiriazi”, objekti D3, hyrja 4, Ulpianë, ora 10:00)

Kombëtarja e Kosovës zhvillon stërvitjen e radhës para ndeshjes kundër Irlandës së Veriut. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 10:30)

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli mban konferencë me rastin e hapjes së Konsultimeve Publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031. (Ndërtesa e Qeverisë të Republikës së Kosovës, Salla e Konferencave, ora 11.00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti informatë mbi vizitën zyrtare të Komisionit në Tiranë/Shqipëri 29-31 maj 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 11:00)

Mbahet edicioni i 22-të i Panairit të librit në Kosovë. (Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 12:00) 

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, viziton Komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i Komunës, Bexhet Xheladini. (Dragash, ora 12:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së Prishtinë, ora 13:00)

Mbahet tryezë shkencore me rastin e 20-vjetorit të festivalit “I këndojmë lirisë”. (Klinë, ora 13:00)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi viziton një kompani në Parkun e Bizneseve në Komunën e Shtimes. (Ora 15:30)

Qendra Multimedia promovon librin “48 piano”, me poezi e prozë poetike nga Arbër Selmani. (Kino Armata, Prishtinë, ora 19:00 – 20:00)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i bujqësisë, qeveria kërkon 70 milionë USD tek Banka Botërore

Story i radhës

Lewandowski: Diçka ka vdekur në mua, dua të largohem nga Bayerni

Të fundit nga

ShkoLartë