​Ngjarjet e datës 4 prill

April 3, 2022
1 minut lexim

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton në parim Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut takim me përfaqësuesit e Organizatës Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës QKRMT. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 11:00)

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave nga 16 nxënës të Qendrës së Kompetencës në Skenderaj me një kompani. (Qendra e Kompetencës Skenderaj, ora 10:00)

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Shënohet 4 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Ndërgjegjësimin ndaj Minave. Marrin pjesë ministri i Mbrojtës Armend Mehaj, përfaqësues nga komanda e FSK-së, përfaqësues të organizatave tjera të deminimit në Kosovë si dhe një ekip i EOD-së nga KFOR-i. (Parku i Lirisë Ferizaj, ora 11:30)

Mbahet akademi nderimi dhe mirënjohjeje kushtuar veprimtarit të shquar dhe udhëheqësit të Lëvizjes Kombëtare (OMLK), Mehmet Hajrizi. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kendall Jenner pozoi me fustan të gjatë dhe sandale, motrat e tallin për gishtat e këmbëve

Story i radhës

Pesë rregullat themelore të bukurisë

Të fundit nga

ShkoLartë