Pesë rregullat themelore të bukurisë

Të gjithë duam të jemi të bukur, të bukur në atë që na karakterizon, por për të qenë të tillë duhet të kujdesemi për disa zakone të cilat përcaktojnë bukurinë tonë.

GJUMI

Mjafton ta lësh pak pas dore për të kuptuar sesa i rëndësishëm është ai. Rrathët e zinj të syve dhe qeset nën sy janë shenjat e para të privimit nga gjumi.

UJI

Ju duhet të konsumoni të paktën 1 litër ujë në ditë, ta pastroni fytyrën dy herë në ditë ose ta hidratoni atë sa herë të jetë e nevojshme, pra, uji është thelbësor.

KREMI ME FAKTOR MBROJTËS

Për të shmangur djegien nga dielli, rrudhat, njollat kafe, kancerin, mbrojeni fytyrën tuaj me një krem pudër me faktor mbrojtës. Por edhe një krem pudër i thjeshtë gjithashtu siguron mbrojtje kundër diellit.

HIQNI DORË NGA DUHANI

Përveçse dëmton mushkëritë, duhani gjithashtu shkakton formimin e rrudhave, sidomos rreth gojës.

PASTRIMI I FYTYRËS

Nëse ju nuk e hiqni grimin para gjumit, ai mbyll poret. Nëse ju flini me grim, atëherë e dëmtoni atë në mënyrën më të keqe të mundshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 4 prill

Story i radhës

Pas gjenocidit në Bucha – vjen thirrja e Zelenskyt: Ukraina le të jetë shembulli i fundit i fytyrës së Rusisë

Të fundit nga