​Ngjarjet e datës 31 tetor

min lexim

Instituti i Kosovës për Drejtësi prezanton raportin “Tendencat për politizim të KPMSHC”, për Projektligjin për Plotësimin dhe Ndryshimin e Projektligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK). (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit “Kosova dhe standardet evropiane në fushën e mjedisit – Sa garantohet e drejta e qytetarëve për pjesëmarrje në çështje mjedisore. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese interviston kandidatët për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (“Shtëpia e Bardhë”, Prizren, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Podujevës. (Salla e mbledhjeve në ndërtesën e re të Komunës, Podujevë, ora 10:00)

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

Përurohet shkolla fillore “Drita” në Gramaçel, Komuna e Deçanit. (Ora 11:00)

Shpallet aktgjykimi ndaj të pandehurit B. R., i cili akuzohet për kryerjen e dy veprave penale: vrasje e rëndë dhe përdorimi i armës. (Gjykata Themelore Gjilan, salla nr. 1, ora 13:15)

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA do të realizojë një aksion simbolik. (Para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ferizaj arrin fitore me shumë mund kundër Skenderbeut

Story i radhës

Vritet me armë zjarri 39-vjeçari në Tiranë

Të fundit nga