Ferizaj arrin fitore me shumë mund kundër Skenderbeut

Ferizaj ka arritur një fitore të vështirë por të rëndësishme si nikoqir i Skenderbeut në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligën A, meshkujt, të dielën mbrëma.

Setin e parë e fituan ferizajasit me rezultat 25-21, me Skenderbeun që u rikthye për ta përmbysur disavantazhin në dy setet e ardhshëm, të cilët i fitoi me rezultat identik, 20-25.

Mirëpo, Ferizaj u konsolidua dhe arriti që dy setet e ardhshme t’i fitojë me rezultat 26-24 respektivisht 15-13, eventualisht për t’i fituar dy pikë nga kjo përballje.

Pas kësaj fitoreje, Ferizaj grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Skenderbeu arkëton plot 11 pikë, derisa duhet theksuar se ferizajasit kanë një ndeshje më pak të luajtur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çka e dallon një markë nga të tjerat

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 31 tetor

Të fundit nga