Ngjarjet e datës 27 prill

April 26, 2022
min lexim

​Në shënim të 27 Prillit – Dita e personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur vendos kurora lulesh para përmendores së personave të pagjetur. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë, ora 09:00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazh pranë Obeliskut të të pagjeturve. (Oborri i Kuvendit, ora 9:00)

HANDIKOS në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Kryeministrisë organizojnë tryezën me temën “Shkëmbimi i përvojave me shtete të cilat e kanë ratifikuar Konventën për të Drejtat e Personave me aftësi te kufizuara”. (Hotel “Nartel”, Prishtinë, 09:30)

ORCA zhvillon një aksion simbolik ku do të kërkohet ndryshimi i statusit të kolegjeve private nga biznese fitimprurëse në organizata jofitimprurëse. (Para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ora 09:45)

Komisioni për Arsim mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva Demaku raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për raportin vjetor të vitit 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Përmbyllet Programi KOSINT 2020, i financuar nga Zyra Rome e Fondacionit për Shoqëri të Hapur (OSF). (Hotel “Emerald”, ora 10:00)

Shënohet Dita Botërore e Imunizimit. (IKSHPK, ora 10.00)

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe në Meje të Gjakovës. (Ora 11:00)

Në shënim të 27 Prillit – Dita e Personave të pagjetur të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, bëjnë homazhe. (Kompleksi Memorial në Mejë, Gjakovë, ora 11:00)

YIHR KS do të organizojë një aksion rrugor në sheshin “Skënderbeu” për të shënuar Ditën Kombëtare të Personave të Pagjetur. (Ora 12:00)

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu raporton në Komisionin për Integrim Evropian. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 13:00)

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla raporton në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 14:00)

Shfaqja e video dokumentimit “Më i mirë ish varri sesa mos me ditë”. Merr pjesë Tomash Szunyog, shef i Zyrës së BE-së në Kosovë. (Qendra e Dokumentimit Kosovë, ora 14:00-15:00)

Hapet ekspozita ndërkombëtare e posterit “All against corruption!”(Galeria e Arteve, Fakulteti i Arteve, UP, Ora 14:00)

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari”, prezanton të gjeturat e hulumtimit mbi trajtimin e politikave sociale nga ana e organeve të Kuvendit të Kosovës. (Zyrat e Institutit, rruga B, Residio 5, Hyrja B, Nr. 15, ora 14:00)

Në shënim të 27 Prillit – Dita e Personave të Pagjetur të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje organizon aktivitetin e mbjelljes së fidanëve në kujtim dhe nderim të 1617 personave të pagjetur nga lufta e fundit. (Te Biblioteka Kombëtare në Prishtinë, ora 14:00)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Përfundon numërimi në Bulqizë, Fatos Hoxha zgjidhet kryetar i degës së PD

Story i radhës

Guardiola: Pas kësaj paraqitjeje, nuk më intereson aspak rezultati

Të fundit nga

Vdes stilisti Menduh Mullaademi – Menda

Sot është ndarë nga jeta stilisti i shquar, Menduh Mullaademi – Menda. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij në rrjetin social, Facebook. “Me pikëllim të thellë, ju njoftojmë se
ShkoLartë