Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Gjakovës mban mbledhjen e parë për vitin 2022. (Objekti i Komunës, rruga “UÇK”, kati i parë, salla nr.8, ora 10:00)
Komisioni për Buxhet shqyrton në parim Projektligjin për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike. (Kuvendi i Kosovës salla C-203, ora 10:00)
Komisioni për Mjedis shqyrton raportin me amendamente të grupit punues për Projektligjin për Mbrojtjen e ajrit nga ndotja. (Kuvendi I Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Çështje të Sigurisë mban takim me Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-506, ora 10:00, pamje, pas takimit do të ketë konferencë për media para sallës C-301)
Lëvizja FOL në bashkëpunim me Institutin e Prishtinës për Studime Politike (PIPS) organizon diskutimin tematik ku do të prezantohet niveli i përmbushjes së Planit të Punës së Qeverisë së Kosovës për 2021. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)
Partia Socialdemokrate (PSD) do të zhvillojë një aktivitet simbolik në sheshin “Skënderbeu”, pranë Teatrit Kombëtar. (Ora 11:00)
Mbahet protestë kundër shtrenjtimit të rrymës. (Protesta nis te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundon te ndërtesa e Qeverisë. (Ora 12:00)
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së, ora 12:00)
Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi raporton në Komisionin për Shëndetësi. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 12:00)
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00).