Mbahet Konferenca me donatorë – Subvencionet për Eficiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 9:30)
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akcizën në Produktet e Duhanit, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Mjedis mban dëgjim publik mbi Projektligjin për Produktet Biocide. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)
Komisioni për Shëndetësi shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Sanitar të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Në Komisionin për Arsim prezantohet tema “Sistemi i Arsimit Para-universitar në Kosovë” nga Osman Buleshkaj, konsulent i GIZ. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit të performancës “Prokurimi në Korporatën Energjetike të Kosovës (2018-2020)”. Të ftuar: kryesuesi i Bordit dhe kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 10:00)
OJQ ETEA organizon konferencën nacionale për arsimin para-universitar “Trekëndëshi pedagogjik”. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare, ora 10:00)
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës organizon simpoziumin shkencor “Institucionalizimi i Republikës së Kosovës në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992”. (Salla e ASHAK-ut, Prishtinë, ora 10:00)
Komisioni për Ekonomi mban takim për votimin e raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 11:00)
Mbahet debati “Liritë e mediave dhe pozita ekonomike e gazetarëve në Kosovë”. (Qendra Mediale Çagllavicë, ora 11:00)
OJQ Aktiv prezanton publikimin “Rekomandime për kornizën e politikave mbi zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00-13:00)
Delegacioni i MCC-së nga Uashington viziton një prej ndërtesave ku do të nisin punimet për rinovimin me masa të eficiencës së energjisë, si pjesë e projektit të MFK-së dhe MCC-së, SEEK/AER. Me këtë rast, Alicia Phillips Mandaville, zëvendëspresidente e MCC-së dhe Bedri Hamza, kryetari i Mitrovicës, do të mbajnë fjalë rasti. (Rruga “Martirët e Kombit”, Mitrovicë, ora 15:30)
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni merr pjesë në takimin e organizuar nga Rrjeti i Biznesit të Globit. (“Vali Ranch”, ora 18:30).