​Ngjarjet e datës 15 shkurt

February 14, 2022
min lexim

Komuna e Gjakovës për nder të Festës së Pavarësisë së Kosovës organizon garat në Hendboll. (Pallati i Sporteve “Shani Nushi” Gjakovë, ora 9:00)

Qytetarët e komunës së Rahovecit mund të takojnë përfaqësuesit e Institucionit të Avokatit të Popullit. (Kati i parë i objektit të ri të administratës komunale të Rahovecit, ora 09:00)

Platforma CiviKos mban konferencën “2 vjet me pandeminë-vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë”. ( Hotel Sirius, Prishtinë, ora 9:30)

Me rastin e 52 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, do të bëhet inaugurimi i hapësirës së përbashkët të fakulteteve teknike, investim i UP-së. (Holli i Fakulteteve Teknike, ora 10:00)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), lanson raportin “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri raporton para Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione mban mbledhje, ku të ftuar janë përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Instituti GAP mban konferencë për media ku do të prezantohen premtimet e kryetarëve të komunave të Kosovës nga zgjedhjet e fundit lokale për mandatin qeverisës 2021 – 2025. (Zyret e Institutit GAP, rruga Sejdi Kryeziu, blloku 4, nr 4, qyteza Pejton, Prishtinë, ora 10:00)

Organizata jo-qeveritare “ETEA” publikon raportin hulumtues “Kërkesat e tregut dhe kapacitetet e shkollave profesionale në Kosovë” si dhe shfaqjen e dokumentarit të bazuar në të. (Orion Conference Center, rruga Rexhep Luci, përball Kino ABC, ora 11:00)

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mbahet ceremonia e dorëzim-pranimit të 675 shtretërve spitalor nga Agjensia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA), në kuadër të Projektit për Zhvillimin e Kapaciteteve Kundër Sëmundjeve Infektive, përfshirë COVID-19. (SHSKUK: Administrata Qendrore, kati i dytë, ora 14:00)

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhjen e radhës ku do të raportojnë përfaqësues të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim lidhur me procesin e akreditimit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 10:00)

Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Salla për mbledhje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, në “Shtëpinë e Bardhë”, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 15:00)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet mes Moskës dhe Kievit/ Ministrja e Jashtme: Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës

Story i radhës

5 opsionet e PSG për zëvendësimin e Mbappe

Të fundit nga

ShkoLartë