5 opsionet e PSG për zëvendësimin e Mbappe

PSG është në kërkim të një qendërsulmuesi me Kylian Mbappen që pritet të largohet në verë.

Raportohet që francezi ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Real Madridit si agjent i lirë në verë.

“Fichajes” ka zbuluar listën e pesë yjeve që skuadra e Mauricio Pochettinos është duke i konsideruar si pasues të francezit.

Memphis Depay

Pavarësisht që u transferua në verën e kaluar te Barcelona, Depay nuk ka arritur të gjejë vetën sidomos nën urdhrat e Xavit.

PSG është në dijeni të kësaj situatë dhe do provojnë të bindin për kalimin në “Parkun e Princave”, duke bërë një ofertë të lartë financiare.

Erling Haaland

Ylli i Borussia Dortmundit, Erling Haaland kërkohet nga top klubet evropiane, me PSG-në që gjithashtu është duke shikuar situatën. Pas largimit të Mbappe, Haaland do ishte transferimi ideal jo vetëm në nivelin e futbollit, por edhe sa i përket kualitetit.

Sidoqoftë, norvegjezi ende s’ka vendosur për të ardhmen.

Cristiano Ronaldo

Ylli i Man Unitedit, Cristiano Ronaldo nuk është i kënaqur në “Old Trafford” shkaku i paraqitjeve të ekipit dhe mos arritjes së objektivave.

PSG është duke konsideruar që të bëjë ëndrrën e gjithë futboll-dashësve realitet, duke bashkuar në një skuadër portugezin me rivalin Lionel Messi.

Romelu Lukaku

Lukaku nuk është në momentet më të mira të karrierës dhe ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Chelsea, shkaku që nuk po përshtatet me stilin e lojës.

Në rast që do jetë ndonjë garë për çmimin më të lartë, PSG sigurisht do ishte ndër favoritet.

Moise Kean

I fundit, por ende jo i harruar është Moise Kean, që ka shkëlqyer te skuadra “Parisene”. Në fakt, PSG provoi ta transferoi edhe verën e kaluar, por italiani vendosi t’i bashkohet Juventusit.

Sidoqoftë, duke marrë parasysh përforcimin e fundit të “Bianconerëve”, Kean nuk ka vend në formacionin bazë të Allegrit, andaj gjasat për largim janë të mëdha.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Ngjarjet e datës 15 shkurt

Story i radhës

Keita në ‘radarin’ e Juventusit

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish