Konflikti për pronat shënoi dy viktima në Tiranë, pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Ngjarja e rëndë ka shokuar kryeqytetin, pasi vëllai vrau vëllanë dhe kunatën.
Gazeta Shqiptare ka siguruar fotot e viktimave, Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti. Arsen Muskurti, i qëlloi ata për vdekje brenda agjencisë që kishin në pronësi.
Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e agjencisë së udhëtimit që viktimat kishin në pronësi. Vrasja dyshohet të ketë ardhur për konflikte pronësie që vëllezërit kishin me njëri-tjetrin.
Policia e Tiranës ka dalë në një njoftim për mediat për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Tiranë.
Blutë bëjnë me dije se një person me iniciale A.M. k qëlluar në drejtim të vëllait të tij dhe kunatës të cilët kanë ndërruar jetë.
Tashmë po punohet për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.