ngerci merr fund be jep 90 miliarde euro kredi per ukrainen 69ea566e3b280

Ngërçi merr fund, BE jep 90 miliardë euro kredi për Ukrainën

April 23, 2026
min lexim

Bashkimi Evropian të enjten finalizoi një paketë të shumëpritur mbështetjeje financiare prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën, duke i dhënë fund ngërçit politik disamujor dhe duke hapur rrugën që pagesat të fillojnë në tremujorin e dytë të vitit 2026.



Marrëveshja, e miratuar nga Këshilli i BE-së, synon të adresojë nevojat urgjente buxhetore të Ukrainës dhe të forcojë kapacitetin e industrisë së saj të mbrojtjes gjatë viteve 2026 dhe 2027.

Nga shuma totale, 30 miliardë euro do të ndahen për mbështetje makroekonomike, ndërsa 60 miliardë euro do të drejtohen për investime të lidhura me mbrojtjen, përfshirë prokurimin e pajisjeve ushtarake.

Financimi do të sigurohet përmes huamarrjes së BE-së në tregjet e kapitalit dhe do të mbështetet nga buxheti i bllokut. Shlyerja pritet të bëhet nga reparacionet e ardhshme që Rusia mund t’i detyrohet Ukrainës.

Sipas deklaratës, 45 miliardë euro nga totali i kredisë do të vihen në dispozicion gjatë vitit 2026, përfshirë 28,3 miliardë euro të dedikuara posaçërisht për kapacitetin industrial të mbrojtjes së Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, e përshkroi këtë hap si pjesë të një strategjie më të gjerë për të siguruar një “paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, duke kombinuar mbështetjen e shtuar për Ukrainën me “presion të shtuar” ndaj Moskës.

Krahas paketës financiare, BE-ja miratoi gjithashtu raundin e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë, duke synuar sektorë kyç si energjia, financat dhe mbrojtja, me qëllim dobësimin e ekonomisë së saj të luftës.

“Ngërçi mori fund. BE-ja sapo hapi rrugën për kredinë prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën dhe paketën e 20-të të sanksioneve”, shkroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në rrjetin social amerikan X.

Paketa u vonua për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, përfshirë një veto nga ish-kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban. Pas ndryshimit të udhëheqjes në Budapest, kundërshtimet u tërhoqën, duke mundësuar përfundimin e shpejtë të negociatave.

Vendimi u miratua me mbështetjen e 24 shteteve anëtare në kuadër të një mekanizmi bashkëpunimi të zgjeruar, thuhet në deklaratë.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjithashtu e mirëpriti marrëveshjen, duke thënë se ajo dëshmon përkushtimin e BE-së për të rritur mbështetjen ndaj Ukrainës duke shtuar njëkohësisht presionin ndaj Rusisë.

 

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rokas fondet e be se varen nga agjenda reformuese 69ea4510d6a72
Lajmi i mëparshëm

Rokas: Fondet e BE-së, varen nga Agjenda Reformuese

kurti ngushellon per ndarjen nga jeta te rexhep qosjes 69ea573567568
Lajmi i radhës

Kurti ngushëllon për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes

Të fundit nga

ESHS: Paga mesatare arrin në 46.159 denarë

Nga Enti Shtetëror i Statistikave, njoftojnë se në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro). Në muajin shkurt të vitit
ShkoLartë