Ngecja e procesit të njohjeve të pavarësisë së Kosovës, një fiasko e rënd diplomatike e MPJD dhe e qeverisë “Kurti-2”..!?

September 15, 2022
min lexim

 Një fjalë e urtë popullore thotë; “Aty ku thonë se ka dredhëza shumë, merre korpën e vogël..”!?

Siç ka treguar rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021, mbi 50.1%-ind e qytetarëve dhe votuesve shqiptarë në Kosovë kanë besuar se me ardhjen e LVV-je dhe Albin Kurtit në pushtet, në Kosovë do ndodhë Ndryshimi i vërtetë i gjendjes së rënd ekonomike dhe sociale, se Kosova e njëmijë e një vuajtjeve ngadalë do del nga kthetrat e korrupsionit, nepotizmit, prapambetjes ekonomike si dhe nga varfëria dhe nga hemorragjia e ikjes së rinisë nga Kosova.

Mirëpo, pas vetëm një viti e gjysmë qeverisjeje të partisë së “shpresës”, askush nuk ka besuar se Kosova pas një viti e gjysmë do vije në situatën që shkollat fillore dhe të mesme të mos hapen me 1 shtator, ditën kur për 318 mijë nxënës duhej të fillonte viti i ri shkollor, dhe kjo për shkak të 100 eurove, sa kishin kërkuar mësimdhënësit përmes sindikatës..!?

Se, edhe pas një viti e gjysmë në pushtet të partisë së Ndryshimit, siç kishim shpresuar të gjithë, pavarësinë e Kosovës nuk do e njoh më asnjë shtet i botës (shteti i 117 ishte Izraeli i cili na njohu me 4 Shtator 2020), por nëse u besohet zyrtarëve (lexo: rrenacakëve) serbë të Beogradit, 17 nga 117 vende e paskan tërhequr gjoja njohjen, gjë e cila nëse del të jetë e vërtetë, atëherë ky do ishte dështimi më i madh që ka mundur t’i ndodhë një qeverie shpresëdhënëse, siç u konsiderua “Kurti-2”, marrë parasysh ambiciet dhe dëshirën e madhe të saj për të ardhur në pushtet..!?

Pra, sipas pohimeve të paverifikuara mirë të Beogradit zyrtar, njohjet i kanë tërhequr këto vende; Surinami, Burundi, Papua Guainea, Lesotho, Bashkimi Comores, Dominika, Grenada, Ishujt Solomon, Madagaskari, Palau, Togo, Republika qendrore Afrikane, Sao Tome dhe Principe, Gvinea Bisao, Liberia, Ghana, Nauru dhe Sierra Leone, ndaj për këtë proces foli dje në Kuvendin e Serbisë, Ivica Daciç, i cili e vlerësoi si suksesin më të madh të Serbisë në dhjetë vitet e fundit në politikën e saj të jashtme, duke u mburrur para 250 deputetëve të cilët i duartrokitën gjatë..!?

Nëse është e vërtetë se 17 vende i kanë tërhequr njohjet, atëherë shtrohet pyetja, çfarë ka bërë ministrja për punë të jashtme e Kosovës, çfarë po bëjnë 65 ambasadorë të Kosovës nëpër botë, pastaj me dhjetëra konsuj dhe këshilltarë politikë pranë përfaqësive tona diplomatike, ku është angazhimi konkret e kryeministrit të Kosovës në planin e lobimit për arritjen e njohjeve të reja, çfarë po bën presidentja dhe kabineti i saj, kur dihet se roli i saj në përfaqësimin e Kosovës në politikën e jashtme si dhe lobimi për njohje të reja është detyrë primare në punën dhe aktivitetin e saj shtetëror..!?

Sepse, një qeveri e cila nuk është e aftë që për gati dy vite të mos sjellë vendit asnjë njohje të re, së paku 3-4 njohje, ajo duhet të largohet nga pushteti për t’i lëshuar rrugë të tjerëve. Përndryshe, nëse Kosova nuk mund t’i sigurojë 129 njohje të reja nga 193 shtete, anëtare të OKB-së, gjegjësisht të nënshkruaj 129 marrëveshje për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me gjitha shtetet që e kanë njohur atë. Pra, tek atëherë këto njohje pranohen si njohje formale të pavarësisë së saj, por jo edhe numri prej 129 shtetesh me të cilat ende nuk ke vendosur marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadash. Pra, Kosova duhet të vendos marrëdhënie diplomatike plus edhe me 65 shtete, për ta fituar të drejtën ndërkombëtare për shtruarjen e kërkesës për anëtarësim në OKB, numër ky i cili nuk mund të arrihet kurrë me një staf kaq joprofesional që e ka sot MPJD-së, sidomos jo me një ministre të puro të papërvojë në diplomaci siç është znj. Gërvalla-Schwarz..!?

Është pastaj problem në vete, kur dosjen e shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e dërgon në Këshillin e Sigurimit të OKB, i cili së pari duhet të votojë vetë anëtarësimin e Kosovës dhe pastaj Asamblesë së Përgjithshme t’i rekomandojë që të votohet për anëtarësimin e saj, meqë rast ajo duhet t’i marrë dy të tretën e votave të AP të OKB-së.

Por a mundet Kosova ta kalojë këtë pengesë gati të pakapërcyeshme, duke marrë 5 votat e gjitha vendeve anëtare të përhershëm të Këshillit të Sigurimit që të mos votojnë kundër saj, kur dihet se dy vota kundër janë të sigurta, ajo e Rusisë dhe e Kinës..!

Pastaj çështje e mos anëtarësimit të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, siç është UNESCO, UNDP, UNHCR, etj, etj., por për këtë dështim do shkruajmë njëherë tjetër..!

Mbetet pra, që në këtë pyetje të përgjigjen ata të cilët veten po e konsiderojnë të vetëmjaftueshëm në udhëheqjen e shtetit, madje të cilët qëkur i morën postet shtetërore para një viti e gjysmë, gjithë miqve, shokëve dhe ekspertëve me përvojë në politikë dhe diplomaci, ua mbyllën dyert dhe telefonat me çelësa prej çelikut, mbase nga frika se mos po ua rrezikojnë postet dhe privilegjet të cilat i kishin ëndërruar me vite dhe dekada të tëra..!?

Pastaj çështja e mos anëtarësimit të Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare, siç është UNESCO, UNDP, UNHCR, etj, etj., por për këtë dështim do shkruajmë njëherë tjetër..! 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Emra dhe detaje/ Këta janë katër vëllezërit shqiptarë që kanë lidhje me kartelin meksikan të drogës “Sinaloa”

Story i radhës

Mjekja: Rusët torturonin të burgosurit ukrainas, shpesh deri në vdekje

Të fundit nga

ShkoLartë