Adrien Rabiot ka zbuluar një prapaskenë të veçantë në lidhje me Kylian Mbappe, shokun e tij te nënkampionët e botës.
Në një prononcim për shtypin francez, mesfushori i Juventusit zbuloi një detaj që e acaron nga ylli i PSG-së.
“Acarohem shumë kur Mbappe ndryshon zërin e tij gjatë intervistave.
Kur jemi bashkë ai flet normalisht. Më pas e shoh në ndonjë intervistë me një zë komplet tjetër.
Nuk e di pse, por e ndryshon plotësisht zërin përpara kamerave.
Të streson, një gjë e tillë është shumë e bezdisshme. Mendoj se të gjithë e kanë vërë re”, u shpreh Rabiot.