“Krimi i organizuar më ka interesuar gjithmonë. Prandaj shkova për të studiuar kriminologji. Është shumë tërheqëse për imagjinatën që krimi është kaq i ngatërruar me ekonominë dhe politikën tonë, pasi qëllimi përfundimtar i pothuajse të gjithë kriminelëve është të fitojnë para dhe shpeshherë edhe të fitojnë pushtet. Më duket shumë interesant tensioni mes botës së krimit dhe botës së sipërme. Sot ne e quajmë atë minim. Pastrimi i parave dhe korrupsioni janë shembuj të njohur të kësaj. Si fenomen, krimi i organizuar mund të ketë një efekt veçanërisht shkatërrues në shoqëri. Duke pasur parasysh dëmin e madh që sjell kjo, unë jam i përfshirë në këtë.”
“Krimi ka evoluar jashtëzakonisht me kalimin e kohës. Të gjithë i njohin strukturat në formë piramide si te Kumbari me një udhëheqës të madh. Sot, këto organizata janë shumë më të ngjashme me rrjetin. Sigurisht që ka ende ato organizata të modës së vjetër, por shpesh duhet të merremi me partneritete ad-hoc.”“Kriminelët komunikojnë gjithnjë e më mirë dhe bashkëpunojnë shumë më shpesh. Për shkak të zhvillimeve teknike, organizatat mund të riorganizohen me shpejtësi rrufeje dhe shpesh janë të pakapshme. Ata janë gjithmonë në kërkim të mundësive të reja në ndryshimin e rrethanave.”
“Partneritetet publiko-privat janë më të rëndësishme se kurrë. Për shkak se organizatat mund të përshtaten shumë shpejt dhe shpesh ndodhen në botën e sipërme, bashkëpunimi midis qeverisë, biznesit dhe qytetarëve është i nevojshëm. Për shembull, kur gjurmoni flukset e parave. Mendoni për bankat që mund të raportojnë transaksione të pazakonta. Ndërsa ofrojnë mallra dhe shërbime të paligjshme, kriminelët vijnë në kontakt me shumë palë të tjera që mund të kontribuojnë në parandalimin dhe luftimin e krimit të organizuar.Krimi i organizuar është një fenomen ndërkombëtar, por ne fokusohemi kryesisht në Kosovë. Në bazë të rasteve, unë tregoj se cilët aktorë janë të përfshirë në format e ndryshme të krimit dhe si ju si qeveri apo kompani mund t’i përgjigjeni kësaj. Kjo mund të bëhet përmes hetimit dhe ndjekjes penale, por mund të jetë edhe parandaluese, në mënyrë që e gjitha të bëhet shumë më pak tërheqëse për kriminelët. Për shembull, në nivel administrativ, sepse ka shumë për të përfituar nga parandalimi. Mendoni të mos lëshoni ose tërhiqni licencat në sektorin e shtëpive publike.
Kjo punëtori është e përshtatshme për detektivë dhe polici, por edhe për komuna dhe kompan shkak se krimi i organizuar është i ndërthurur fort me botën e sipërme, edhe këto të fundit duhet të merren me të. Për shembull, mendoni për njerëzit që punojnë në një sektor që është ‘tërheqës’ për kriminelët, siç është industria e hotelierisë. Kjo për shkak se përfshihen shumë para dhe kjo e bën atë interesante për kriminelët. Pyetja është se si mund t’i bëjmë këta sektorë më të fortë. Përgjigjen do ta merrni në punëtorinë time. . Duke vepruar në kokë të vet,këto qeveri kanë bërë që të hapet një hendek i madh midis popullit dhe pushtetit. Në demokracitë e zhvilluara perëndimore populli e ka fjalën e parë dhe përfundimtare në të gjitha hallkat e shoqërisë, ndërsa detyrë e qeverive është kanalizimi dhe miratimi i atyre kërkesave që sovrani i parashtron.Tek ne ka ndodhur një fenomen i padëgjuar deri tani ndoshta edhe për shkak të specifikë së situatës
që ka vetë Kosova si dhe për arsye të mungesë s së traditës politike në kushte të sistemeve demokratike. Derisa në shtetet e Eiropës Lindjore kanë ardhur në pushtet partitë e djathta të cilat kanë sjellë një alternativë të re e mbështetur në parimet e demokracisë perëndimore, në Kosovë do të vijnë në pushtet, pikërisht në ato momentet vendimtare, një klasë politike që për bagazh politik dhe bindje të tyre politike kishin akoma ëndërrën komuniste dhe totalitare që ishte përmbysur gjithandej Europës.
Duke emëruar njerëz pa kritere,të papërgjshëm dhe të korruptuar Kosovën e futën në çorrsokakin më të errët që la si pasojë trashëgimi korrupsionin dhe krimin e organizuar.Në fillim pati zëra të politikës që iu kundërvunë kësaj të keqe po shpejt u izoluan nga faktori ndërkombëtar dhe nga një kampanjat politike kosovare që u shkonte për shtati dhe që ishin lidhur në “paktin e luginës së ujqve”.Po sidoqoftë pas kësaj periudhe do të vijojë periudha e Pavarësisë së njomë që pak nga euforia e njohjes së Pavarësisë dhe më shumë nga trashigimia e praktikave qeverisëse të Unmikut,klasa politike e ardhur në pushtet do të rrëshqet drejt sundimit oligarkist se sa do të bëjë përpjekje për ndërtimin e institucioneve demokratike të mirëfillta dhe funksionale. Moskëmbëngulja e vendosjes së një sistemi socialdemokratik, do të rrjedhojë në shkarje të sistemit drastik djathtist që paraja do të bëhet treguesi i të gjitha vlerave të shoqërisë që së këndejmi do ta shpie gjithë shoqërinë drejt degradimit të të gjitha vlerave të ndërtuara me mund të kësaj shoqërie, rrënimin e vlerave dhe virtyteve kombëtare e njerëzore duke e pasuar me ngritjen dhe ndërtimin e një sistemi antivlerash të të gjitha sferave jetësore ku paraja ishte si detektor orientues për ta rrënuar kështu deri në fund edhe vetë qenien aq të çmueshme njerëzore,kombëtare dhe historike të deriatëhershme shqiptare.
Pra në vend se të mbillej dhe kultivohej jeta demokratike ku subjektet politike në pushtet do të ishin ndërmjetësues në mes qytetarit të Kosovës dhe çështjeve që kërkonin zgjidhje si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm, këta subjekte politike zgjodhën rrugën e diktatit dhe imponimit herëpasherë edhe të dhunshëm dhe jo të debatit të hapur me shoqërinë civile dhe qytetarët për gjurmimin e rrugëve të zgjidhjeve më të mira që shtriheshin para këtyre subjekteve politike në pushtet. Duke mos bashkëbiseduar dhe duke e injoruar zërin e opozitës dhe të qytetarëve, duke mos ofruar diskutimin publik për çështjet jetike dhe me rëndësi kapitale e historike këto subjekte politike në pushtet po hapnin një hendek të madh që çonte drejt greminës politike, ekonomike dhe diplomatike. Mosshfrytëzimi i potencialeve politike njerëzore në Kosovë që ofronin alternativa shumë më të mira se sa ata të subjekteve politike në pushtet, zënien në thua nga një hap në tjetrin deri sa filloi edhe ngërçi politik mes dy subjekteve më të mëdha pushtetmbajtëse në Kosovë sa të përpiqen t’i hanin kokën njëra tjetrës në kohën kur ata e kishin batisur veten në mëkatet e mëdha ndaj shtetit të ri të Kosovës dhe popullit të saj të pafajshëm. Kështu këta subjekte humbën të gjitha shansat që ju ofruan miqtë tanë për ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe instalimin e sistemit socialdemokrat që do të ishte funksional për të gjitha nivelet e shoqërisë që kishte hyrë në një fazë të brishtë të ndërtimit të institucioneve demokratike që vetvetiu do të hapte rrugën e zhvillimit dhe të përparimit të kësaj shoqërie. Kjo klasë politike nuk arriti të mbjellë besimin tek populli se ishte e zonja t’i ofronte zgjidhjet imediate jetike në planin socilo-ekonomik dhe atë institucional, sikundër as në planin e politikës së jashtme sidomos me Brukselin.
Ajo nuk arriti të bind faktorin ndërkombëtar së Kosova me preambulën e shtetit të qytetarëve do të garantonte me kushtetutë të drejtat e pamohueshme të të gjithë qytetarëve të saj dhe në këtë kontest edhe të qytetarëve serb të Kosovës. Dështimi në planin e brendshëm duke u involvuar në masë të papërmbajtshëm në aferat e tenderimeve dhe korruptimeve të panumërta dhe keqpërdorimi i paskrupullt i pozitave në detyrë solli të këqiat e njëpasnjëshme duke reflektuar edhe në arenën ndërkombëtare sa evropianët detyrohen të sjellin pakon e kushtëzimeve Sui generis për nënshkrimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave. E preokupuar kjo klasë në pushtet më shumë për t’u pasuruar së sa të kryejë detyrat që kishte për t’i kryer në raport me institucionet ndërkombëtare, Kosova u ndëshkua jo për shkak të kërkesave gjoja radikale të një pjese të shoqërisë dhe subjekteve politike që dolën në skenë dhe popullit të Kosovës po për shkak të mëkateve të pafalshme të këtyre dy subjekteve që reflektuan pashmangshëm të quhennë fjalorin europian të korruptuar pafund dhe kriminelë të organizuar dhe jo përshtypjen e përfaqësuesve dhe të zgjedhurve nga vota e lirë e popullit. Ata asnjëherë nuk ishin transparentë me popullin dhe me parlamentin.
Ata kurrë nuk e thanë të vërtetën së për shkak të korrupsionit të paimagjinueshëm dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet e këtyre subjekteve politike në pushtet, po pengohet integrimi i Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Ata kur nuk dolën në tavolinë për të kumtuar të vërtetat e bisedimeve në Vienë me palën serbe. Lëshimi i rasteve të integrimit të Kosovës në Institucionet relevante ndërkombëtare si dhe mos nënshkrimi i marrëveshjes së liberalizimit të vizave me UE do ta ngulfatë jetën jo vetëm politiko-ekonomike në Kosovë po edhe atë të jetës së përditshme të qytetarëve. Pra Kosova po kalon në një vit duke lënë një vit e ndoshta edhe shumë vite të stivuara para vetes si strumbullare të parealizueshme që nuk arrihen edhe aq kollaj me gjithë atë bagazh dhe prapaskenë obskurantiste që la prapa vetes.
Mundësia e daljes nga kjo zgafellë politike të krijuar nga akcili akterë politik nuk është edhe aq e thjeshtë. Regjimet diktatoriale oligarkiste, këtu shto edhe mafian politike që është vënë në bashkëpunim të heshtur me këtë oligarkie për shkak të interesave të ngjashme e ka bërë këtë çështje edhe më të ndërlikuar. Natyrisht së një ditë do të tejkalohet edhe kjo fazë e foshnjërisë e të bërit politikë në Shtetin e njomë të Kosovës, po kjo gjë do kohë derisa kjo klasë politike të tregojë hapur këmbët e veta. Ardhja e gjeneratës së re dhe marrja e detyrave me përgjegjësi nga kjo gjeneratë natyrisht se do të reflektojë me një rezonim të ri, por lidhjet me klasën e vjetër është vështirë të shkëputen plotësisht dhe të harrohet e kaluara.
Ajo edhe për disa kohë do të ketë ndikimet e saj po aq sa edhe interesat të kenë ndikimin e tyre. Pra shpresa se gjenerata e re do të mund të reflekojë e pa ndikuar është tepër e vështirë.Ndryshimet mund të priten po psikologjia e të bërit politikë përderisa e kaluara ka krijuar barriera të pakapërcyeshme social politike në marrëdhëniet plitiko-shoqërore kërkonnjë kohë bukur të konsiderueshme dhe një vetmohim të pashoq për t’u vënë një konsensus i gjithanshë politiko-shoqëror dhe kombëtar.Nga ana tjetër ajo pragmatike,tejkalimi i kësaj gjendje nuk vonohet për shkak se qytetarët àkoma s’e kanë kuptuar dhe së nuk dijnë kujt t’i japin votën,po për shkak se pushtetarët kanë ngritur rrjetin e observimit dhe të përcjelljes hap pas hapi të çdo qytetari dhe të simpatizantëve të tyre sa në rastet e mospajtueshmërisë së tyre , kanosej të humbasin vendin e punës që ndoshta janë të ardhurat e vetme ekzistenciale..