Nga sot pa certifikata në qendrat tregtare

March 9, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme pranoi propozimet e Shtabit Kordinativ të Krizës që erdhën si rekomandime nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Sipas këtyre propozimeve, qeveria mori vendim të hiqet masa për posedim të certifikatës për COVID-19 në qendrat tregtare, ndërsa mbetet në fuqi masa e mbajtjes së maskave dhe posedimi i certifikatës për hyrje në objektet hotelerike që shërbejnë pijë dhe ushqim e që janë në qendrat tregtare.

Qeveria po ashtu pranoi edhe propozimin që certifikata për infektim nga COVID-19 në vend të 45 ditëve të vlejë 180 ditë, respektivisht 6 muaj.

Me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, qeveria mori vendim për heqjen e vendimit ku kërkohet lirimi nga puna për gratë shtatzëna dhe po ashtu u pranua rekomandimi që gratë shtatzëna të mund të vaksinohen.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mënyra si përdorni telefonin tregon shumë për personalitetin tuaj

Story i radhës

Identifikohet nëna ukrainase e vrarë me dy fëmijët në rrugë, ky është rrëfimi i bashkëshortit: Më falni që nuk ju mbulova

Të fundit nga

Ministri i Jashtëm i Italisë vizitë në Kosovë

Ministri i Jashtëm Italian vjen për vizitë në Kosovë, takohet me misionin e KFOR-it Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, ka ardhur në Kosovë. Kështu raporton faqja zyrtare e
ShkoLartë