​Nga sot nis vaksinimi kundër gripit sezonal në Kosovë

1 minut lexim

Ministria e Shëndetësisë rikujton qytetarët se vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe duke filluar nga dita e sotme do të fillojë vaksinimi.

Në një komunikatë për media qytetarëve iu bëhet thirrje, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.

Vaksinimi kundër gripit sezonal mund të bëhet çdo ditë pune në njësitë e vaksinimit të kuadër të Qendrave Kryesore të Mjekësisë familjare në çdo komunë.

MSH ka siguruar vaksina të mjaftueshme, andaj, ftohen qytetarët që nga data 31 tetor e tutje të vaksinohen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Brazil: Majtisti Lula da Silva fiton ndaj presidentit Jair Bolsonaro të së djathtës së skajshme

Story i radhës

Dita Ndërkombëtare e Detit të Zi

Të fundit nga