Nga sot mund të regjistrohen lindjet e fëmijëve me njërin prind

March 25, 2022
1 minut lexim

Nga sot mund të regjistrohen lindjet e fëmijëve me njërin prind që nuk posedon pasaportë apo numër identifikues.

Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme në Gjilan, Doruntina Hasani, më datë 07.03.2022, i është drejtuar me kërkesë zyrtare Agjencionit për Regjistrim Civil (ARC) të Republikës së Kosovës, për krijimin e mundësisë në Programin e Gjendjes Civile, që rastet e lindjes së fëmijëve në Gjlan, me prindër që nuk kanë numër identifikues nga shteti prej të cilit vijnë por që potencialisht posedojnë me certifikatë të lindjes me foto të vulosur nga shteti huaj apo ndonjë dokument tjetër identifikues, t’iu mundësohet regjistrimi i lindjes së fëmijëve.

“Gjatë takimit që është mbajtur me drejtorin e ARC-së, z. Erdon Arifaj dhe bashkëpunëtorët e tij, na është konfirmuar aprovimi i kërkesës së lartcekur, ndërkaq që nga sot më 25.03.2022, këto regjistrime tashmë kanë filluar”, tha Hasani.

Drejtoresha e Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme fton të gjithë qytetarët që janë ballafaquar me këtë problematikë, që të fillojnë procedurën e regjistrimit pranë Shërbimit të Zyrës së Gjendjes Civile në Komunën e Gjilanit, në mënyrë që t’i realizojnë të drejtat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Limani: Huliganët nuk u takojnë popujve të qytetëruar!

Story i radhës

Gjykata merr vendimin për të dyshuarin e vrasjes së Marigona Osmanit

Të fundit nga

ShkoLartë