Gjykata merr vendimin për të dyshuarin e vrasjes së Marigona Osmanit

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e kanë konfirmuar nga zyra për informim e gjykatës së lartpërmendur.

Sipas njoftimit, Krivaqës dhe Sejdiu u është vazhduar masa e paraburgimit nga 17 marsi e deri më 16 maj.

Ndryshe, Dardan Krivaqa ishte arrestuar më 25 gusht 2021, pasi dyshohet se më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij, me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara kishte ushtruar fillimisht dhunë psikike, pastaj edhe dhunën fizike, e cila kishte vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera kishte ndërruar jetë.

Kurse, Arbër Sejdiu ishte arrestuar më 24 gusht 2021, pasi që dyshohet se kishte qenë i pranishëm gjatë gjithë kohës dhe kishte kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës.

Të njëjtit dyshohen se pas rastit, tani të ndjerën e kishin dërguar dhe lënë në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa vet kishin ikur në drejtim të panjohur.

Për këtë, sipas Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të dyshuarit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Pena, vepër me të cilën kryesi dënohet me burgim jo më pak se 10 vjet ose me burgim të përjetshëm./lajmi.net

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga sot mund të regjistrohen lindjet e fëmijëve me njërin prind

Story i radhës

Konfirmohet gripi i shpendëve në Divjakë

Të fundit nga