Më së shumti shi në 24 orët e fundit ka rënë në Llazaropole, 28 litra për metër katror, ndërsa më së paku në Tetovë, tre litra.
Siç informojnë nga DPHM, deri në orën tetë të mëngjesit të sotëm janë matur 23 litra për njësi sipërfaqe në Gjevgjeli, 20 në Ohër, 19 në Strumicë, Topolçan, Pretor, Berovë, Krushevë, 17 në Pozhar, 15 në Prilep, Demir Kapi, 14 në Manastir, Vinicë, 13 Kriva Pallankë, Mavrovë, 12 Shtip, 10 Pozharanë, 9 Shkup – Petrovec, Gjurishtë, Kodër të Diellit, 7 në Shkup si dhe 3 në Tetovë.
Moti sot në mëngjes do të jetë pjesërisht i vranët me reshje të dobëta shiu lokal.