nga majat e botes te aksidenti fatal kush ishte manjati kinez qe humbi jeten ne shqiperi 69f716d0362d8

Nga majat e botës te aksidenti fatal! Kush ishte manjati kinez që humbi jetën në Shqipëri

May 3, 2026
1 minut lexim

Më 27 prill 2026, një aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, i mori jetën një shtetasi kinez, ndërsa u plagosën gjashtë persona të tjerë.

Teksa fillimisht u raportua se ai ishte thjesht një turist, mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për 60 vjeçarin Li Jianhong, president dhe kryetar i kompanisë “Xinjiang Grand Scape Group” dhe themelues i resortit të skive “Silkroad Mountain Resort” në Urumqi të Kinës.

Siç shkruajnë mediat e huaja, ai kishte ardhur në Shqipëri për një takim pune, i cili rezultoi fatal për të.

Automjeti i biznesmenit kinez u përplas me një tjetër automjet, me shofer një 26 vjeçar shqiptar, i cili më pas ra në pranga për  “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e dobet apo efektive ky eshte vleresimi per legjislaturen e dhjete te kuvendit 69f7166e4105f
Lajmi i mëparshëm

E dobët apo efektive? Ky është vlerësimi për legjislaturën e dhjetë të Kuvendit

starlink ne iran rrjeti sekret qe po krijon lidhjen me boten 69f7171cd7e45
Lajmi i radhës

Starlink në Iran, rrjeti sekret që po krijon lidhjen me botën

Të fundit nga

ShkoLartë