Nga janari i vitit të ardhshëm, qeset e plastikës me pagesë

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qeset plastike në Kosovë do të bëhen me pagesë, ka bërë të ditur të martën në “Sot” të KTV-së, zëvendësministrja e Mjedisit, Linda Çavdarbasha.

Ajo ka thënë se tani duhet të punohet shumë në edukimin e qytetarëve për vetëdijesimin sa i përket pagesës së qeseve plastike.

“Bazuar në hulumtim dhe të dhënave nga Dogana dhe prodhuesit, ka dalë që tri opsione mund të jenë të përshtatshme për qeset plastike: 1. Që në mënyrë vullnetare qytetari të mos i marr qeset plastike në market; 2. Që të vendoset një taksë që qeset plastike të bëhen me pagesë; dhe 3. Që ato të largohen tërësisht nga tregu. Nuk kemi dashur që ta bëjmë këtë opsionin e tretë menjëherë, mirëpo fillimisht ta bëjmë opsionin me pagesë. Duhet të punojmë shumë në edukim dhe ndërgjegjësim të qytetarëve. Kemi filluar të shpërndajmë qese të biodegradueshme prej materialit në shesh të qytetit në Prishtinë. Duhet të punohet në pjesën e edukimit shumë por nuk mendoj se do të jetë problem pasi qytetar është i gatshëm ta pranojë këtë ndryshim”, ka thënë Çavdarbasha.

Sipas saj, duhet të bëhet fillimisht edhe një udhëzim administrativ i cili do ta rregullonte çështjen e pagesës së qeseve plastike.

Çavdarbasha ka folur edhe për rastin e vdekjes së një 30-vjeçari të hënën në Prishtinë pasi u zu nga një lis në qendër të Prishtinës si pasojë e erërave të forta.

Sipas saj, ky rast duhet t’i bëjë si shtet të reflektojnë se tash e tutje duhet kushtuar rëndësi monitorimit të drunjve.

Në drejtorinë e Urbanizmit dhe Mjedisit duhet të jetë përgjegjës një person dhe drunjtë që janë disa vjeçar duhet që të ketë kontrolla të vazhdueshme për këta drunj dhe të shikohen se a duhet të hiqen apo jo. Rasti që ka ndodhur na ka bërë të reflektojmë që tash e tutje duhet kushtuar rëndësi të veçantë monitorimit të tyre”, ka thënë ajo.

Nga 1 qershori, qeset plastike janë bërë me pagesë edhe në Shqipëri.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vulin i mërzitur që Lavrov s’u lejua të aterojë në Beograd: U pengua miku i dëshmuar i Serbisë

Story i radhës

Adrian Hadribeaj mposht amerikanin Kevin Brown, shpallet kampion bote

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish