Krerët e shtetit i “shkelën frenat politike” për te treguar gatishmërinë në mbrojtje të kushtetutshmërisë, sovranitetit, integritetit territorial, si dhe, pengimit të çdo lloj krijesë për defunksionalizimin e shtetit, duke e sjell opozitën para testimit të gatishmërisë së saj për t’u riradhitur dhe bashkuar rreth konsensusit politik për interesa nacionale.
Por, edhe të Bashkësisë Ndërkombëtare duke kërkuar që, vendimet rreth fatit të Dardanisë, mos të mbeten në mëshirën dhe diktatin e Serbisë së Vuçiqit dhe aleatit dhe bashkë-ideologut të saj, kriminelit, Putin.
Serbia, tinzare, është e gatshme të përgatis befasi duke organizuar reagime nga grupet ilegale nga brenda.
Prandaj, syqeltësia dhe gatishmëria, janë të domosdoshme.
Pas gjenocidit të cilin e ushtroi shteti kriminal serb ndaj civilëve shqiptar të Dardanisë në vitin, 1998/99 duk mos kursyer as fëmije, gra e pleq, duke i dhunuar shatazarakisht mbi 20 mijë gra, deri sot, jo që nuk u pendua, nuk kërkoi falje e nuk e uli kokën për veprat të tilla.
Përkundrazi, në shenjë të pa ngopësie dhe pakënaqësie se, sipas deklaratës së kriminelit Vuçiq rreth gjenocidit të kriminelit Millosheviq, i cili pat deklarua se, ai, e bëri punën mirë por, nuk e përfundoi si duhet sepse, sjelljet dhe kërcënimet e tij më soldateskën përreth tërë kufirit më Dardaninë, e vërteton teorinë e tij se, ky, tani, me përkrahjen dhe ndihmën e Putinit, nëse i mbijeton dështimit të kësaj lufte gjenocidale në Ukrainë, do ta përfundojë me shqiptarët e Dardanisë, siç deklaroi Vulin se, vetem po presim( urdhrin e Kremlinit e të Vuçiqit), “për t’ua hupë farën shqiptarëve”.
Si mund të jetë indiferente dhe të rrijë duarkryq Bashkësia Ndërkombëtare, e cila, po provon që t’ia “ zbut zemrën Vuçiqit” duke tentuar ta “riedukojë” nga krimineli, pjesëmarrës si Ministër i informatave në kohën e gjenocidit të Millosheviqit, “në njeri të paqes “ , po përfundon pa kurrfarë rezultati, në të vërtetë, ai po inkurajohet më këto veprime të buta për të, gjoja se, edhe ndërkombëtarët,” ia kin frikën”.
Deklarata e Daçiqit se, nese Kurti dergon polic të shtuar në veri, do të ketë luftë, po e përkthejm këtë në “gjuhen normale” në një kësi lloj situate abnormale. Daçiqi në një mënyrë, e shpalli pjesën veriore të aneksuar si element i pa precedan.
Në të vërtetë, qëllimisht apo në mënyrë naive, ndoshta më shumë nga epshet e urrejtjes se pa durueshme, po tregon në një mënyrë se, Serbia-Vuçiqi, e krijoi ushtrinë potenciale nga të gjithë policët e larguar, doganier, hetues, gjykatës e staf të sigurimit, më një fjalë, potencial i gatshëm pa e inkuadruar ushtrinë e kazermave të ushtrisë së rregullt nën uniform.
E vetëdijshme se nuk guxon të ndërhyjë ushtarakisht nga jashtë, sepse KFOR-i është prezent, ama, qëllimi është të shkaktohet një konflikt ndëretnik për të “pasur alibi” pranë Bashkësisë Ndërkombëtare se, ashtu siç kanë propaganduar, gënjyer se, “qëndrimi i serbëve në shtetin e Dardanisë është i pa mundur për hir të pa sigurisë dhe të drejtave të shkelura”.
Këto gënjeshtra të Serbisë, Bashkësia Ndërkombëtare i di por nuk i shpreh publikisht sepse,nëse bëhet një analizë dhe vlerësim i gjendjes reale, del krejt e kundërta.
Nuk ekziston në rruzullin tokësor ku një komunitet pakicë prej 3.5% i ka këshilloj të drejtave sipas Konventave Ndërkombëtare për të drejtat e pakicave, prandaj, nuk ka kurrfarë arsye qe gjendja te tensionohet.
Kjo është tentative e fundit e Serbisë së Vuçiqit që të provojë ta aneksojë veriun sipas asaj, “e një gjendja faktike”, pasi, i përzunë shqiptarët me dhunë, duke i vrarë e torturuar në shtetin e tyre të Dardanisë, duke mos lejuar ata që të kthehen në shtëpitë, banesat dhe tokat e tyre, duke ndikuar artificialisht e me forcë ta ndryshojnë gjendjen demografike.
Përderisa is- udhëheqja dardane donin të tregoheshin servil ndaj miqve e armiqve, Serbia përpilonte strategji politike dhe ushtarake për çdo rast kur e do nevoja.
Ne, si shtet, ishim totalishtë duke jetuar në ëndrra dhe shpresa se e kemi mbrojtjen nga jashtë dhe mund të flijim të qetë.
Në ndonjë konflikt të brendshëm eventual, KFOR-i, nuk do të jetë në anën tonë por, neutral sepse, do të sigurojë rend e qetësi, së pari t’i ndal krismat armeve, t’i ndaj anët në konflikt, pra, përsëri përtej urës dhe pastaj, do të propozohet një lloj protektorati “i përkohshëm” gjoja derisa të qetësohen gjakrat e, pastaj, palët të ulën e te bisedojnë.
Dhe, sipas mendimit tim, këtu qëndron krejt rreziku qe, edhe një kohë të gjatë do të vazhdohet me bisedime shterpe, ndërkohë do ta humbësh kontrollin në pjesën veriore ku nuk do të jesh më ne gjendje ta shtrosh sovranitetin në tërë territorin, me rrezik qe kjo të shndërrohet në pa afat.
Qeveria, ndoshta ka ndonjë, plan por, unë, do t’i koncentroja forcat ushtarako-policore në Mitrovicën e jugut mu afër urës pasi, në rrethanat e paqes, ushtria nuk mund te kalojë ne pjesën veriore ama, kur të vringëllojnë armët, atëherë rregullat bien nga respektimi, hynë në praktikë veprimet e nevojshme, në mbrojtje të territorit, qytetarëve shqiptarë nga grupet e armatosura kriminale më parë të ushtruara në poligonet ushtarake serbe e të dërguara ilegalisht në veri përmes rrugëve dytësore, malore jashtë syrit të policisë sepse, është e pa mundur ta kontrollosh tërë kufirin përgjatë tërë territorit.
Duhet te kihet kujdes që, në konfliktin e parë, mundësisht të neutralizohen forcat serbe lokale, ani pse të armatosur ama, duhet furishëm të ndërhyhet dhe mos t’u lejohet avancim, qoftë edhe me përdorimin e forcës, para se ata ta marrin primatin.
Serbia, gjithsesi do ta alarmojë Bashkësinë Ndërkombëtare deri të Këshilli e Sigurimit, por, forcat tona duhet në formë uragani, ta marrin situatën nën kontroll dhe ta krijojë gjendjen faktike nën pretekstin e arsyeshëm se si shtet sovran duhet ta mbrojë tërësinë territoriale dhe liritë qytetare.
Në këto raste, nuk është e thënë të respektohet rendi sikur në situatat normale por, të veprohet në rrethanat abnormale,
emergjente të jashtëzakonshme.
Unë kosiderojë se, asnjëherë më parë nuk kemi qenë në një gjendje më të ndërlikuar politike, shtetërore e të sigurisë.
Serbia, po e përdorë kartën e fundit për ta shpëtuar veriun duke e kthyer si pjesë të saj, me kërcënime se, lufta është e pa evitueshme. Kjo, edhe për t’u arsyetuar para popullit të saj të cilin e ka mashtruar, manipuluar, gënjyer dhe indoktrinuar me nacional shovinizëm, të cilin tani nuk po është në gjendje ta qetësojë.
Tani, nëse i kthemi situatës së brendshme politike tejskajshme e polarizuar dhe e përçarë, sepse, me tentim denigrim, injorimi dhe refuzimi qe për temat nacionale te jetë në përkrahje të Qeverisë, në të vërtetë, opozita është e rreshtuar rreth “ frontit antiqeveritar” e cila përfshin mjete të informimit, shoqëri civile, gazetarë e të ashtuquajtur analist të televizioneve hibride ku nuk dihet se nga kush financohen, të cilëve u prinë Edvin Kristaq Rama në bashkëveprim dhe koordinim me Vuqiqin, njerëz të cilët publikisht dalin në përkrahje të Serbisë dhe serbeve, duke e akuzuar qeverinë se, ma keq po i trajton serbet e veriut se Millosheviqi shqiptarët.
E, po çfarë gjenocidi ushtroj qeveria Kurti ndaj serbëve të veriut?!
Beogradi këto deklarata të një shqipfolësi të shitur por i dirigjuar nga Edi Rama, po u jep hapësire ne mjetet e informimit serb, duke i cituar ato deklarata qe nuk ka turp e skandal më të madh qe ka ndodhur ndonjëherë.
Opozita, nën frikën e panikun se, po luftohet krimi, korrupsioni, pasurimi enorm i jashtëligjshëm, të vetmen shpresë të shpëtimit nga ballafaqimi me ligjin, e kanë në largimin e kësaj qeverie.
Dhe, tani po lajmërohen te gatshëm që të nënshkruajnë e pranojnë çdo gjë që vjen nga Serbia, duke u tregua lojal ndaj Bashkësisë Ndërkombëtare, edhe athere kur Republika e Dardanisë rrezikohet të shëndërtohet nën protektoratin e Serbisë me krijimin e ngrehinave artificiale qe e pengojnë funksionimin e shtetit dhe sovranitetit, duke e vërë në pikëpyetje edhe ardhmërinë e brezave të cilët mund te mbesin në një konflikt të pa kufij me fqinjin tonë armik i pa përmirësuar dhe i përhershëm, ashtu siç ishte edhe gjatë gjithë historisë.
Serbia, me refuzimin e draftit franko-gjerman, po na bënë me dije se vetëm nëse i mundësohet formimi i Asociacionit me kompetenca ekzekutive dhe duke mos e pranuar obligim e njohjeve reciproke ne qendër, na e forcon qëndrimin zyrtar se, assesi mos të formohet kurrfarë asociacioni një etnik dhe ky qëndrim duhet ta merr formën e prerë në Parlamentin e Republikës së Dardanisë duke e votuar pozitë e opozitë, pa marrë parasysh sugjerimet e faktorit ndërkombëtar sepse, miqtë i respektojmë dhe u dalim në përkrahje ndaj tyre por, nuk ekziston askund në botë qe ndokush ta respektojë më shumë mikun se sa fëmiun- popullin e vetë.
Definitivisht, Dardania duhet të jetë shtet i pavarur dhe i pa kushtëzuar, nëse mendon për gjeneratat e reja ndaj të cilëve e mbajmë përgjegjësinë historike.
Pra, jo Asociacion një etnik në Republikën shumë etnike të Dardanisë, si kusht themelor për ta shpallur pavarësinë me 17 shkurt 2008.