nga 1 gushti 2025 komuna e prishtines kufizon sherbimet ne e kosova per ata qe nuk e kane nderlidhur adresen zyrtare 688c936535400

Nga 1 gushti 2025, Komuna e Prishtinës kufizon shërbimet në e-Kosova për ata që nuk e kanë ndërlidhur adresën zyrtare

August 1, 2025
1 minut lexim

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se duke filluar nga 1 gushti 2025, nuk do të ofrohet shërbim në platformën e-Kosova dhe në e-kioska për të gjithë ata që nuk e kanë bërë ndërlidhjen e adresës zyrtare.

Po ashtu, për shkak të mosdeklarimit të adresës zyrtare, do të kufizohet lëshimi i këtyre dokumenteve të gjendjes civile:

• Ekstrakti i lindjes
• Certifikata e vendbanimit
• Certifikata e shtetësisë
• Certifikata e bashkësisë familjare

Kufizime nuk do të kenë:

• Certifikata e lindjes
• Certifikata e martesës
• Certifikata e gjendjes martesore
• Certifikata e vdekjes
Po ashtu, nuk do të ketë kufizime për regjistrimet e reja të:
• Lindjes
• Martesës
• Vdekjes

Ku mund ta bëni ndërlidhjen e adresës zyrtare?

• Në Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Kryeqytetit
• Në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës
• Online, përmes platformës e-Kosova

Po ashtu, komuna njofton se “Formularët dhe deklaratat e ndërlidhjes së adresës duhet të ruhen në dosje të veçantë, të ndara nga dosjet e regjistrimeve apo verifikimeve të lindjes, martesës dhe vdekjes.
Për më shumë informacion, ju lutemi drejtohuni në sportelet e gjendjes civile ose kontaktoni Komunën e Kryeqytetit”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndjekje si ne filma dy shtetas te kosoves arrestohen nga policia e maqedonise transportonin emigrante nga kina 688c92ee0f451
Lajmi i mëparshëm

Ndjekje si në filma – dy shtetas të Kosovës arrestohen nga Policia e Maqedonisë, transportonin emigrantë nga Kina

lotet e ndarjes paris jackson dhe justin long i japin fund fejeses 688c9456740cb
Lajmi i radhës

‘Lotët e ndarjes’/ Paris Jackson dhe Justin Long i japin fund fejesës

Të fundit nga

Uji në Gostivar pastrohet nga ndotja

Më në fund uji në Gostivar është pastruar nga ndotja fekale dhe tash mund të përdoret si ujë teknik, por jo për pije dhe për përgatitje të ushqimit. Kjo u bë e
ShkoLartë