Mexhit Neziri ka dhënë opinionin e tij në prag të takimit të javës së 27-të,që Struga Trim Lum do ta zhvillojë me Bregallnicën.
“Pikët janë shumë të rëndësishme për secilën skuadër, qoftë ata që luftojnë për mbijetesë, apo edhe ata për titull, ashtu që ndeshja e së dielës në Strugë, pritet të dhurojë një futboll të bukur dhe cilësor, kjo pasi të dyja skuadrat kanë nevojë për pikët”, thuhet nga FC Struga.
“Tashmë siç dihet jemi futur në fazën finale të kampionatit.
Aktualisht jemi në vendin e parë, kampionati është shumë i barabartë dhe mjaft interesant. Secilës skuadër i nevojiten pikët, qoftë për mbijetesë, për në Europë, apo edhe për titullin kampion.
Të gjithë e dimë se tituli nuk fitohet lehtë, ashtu që jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë, mirëpo gjithsesi se do të luftojmë për të deri në frymën e fundit, ndërsa shpresojm që të jemi neve ata që do i gëzohemi titullit.” – u shpreh fillimisht mbrojtësi Mexhit Neziri, i cili thotë se tashmë nuk kemi mundësinë e gabimit, ashtu që kundër Bregallnicës duhet dhënë më të mirën në fushë, për të nisur një seri tjetër pozitive.
“Kemi një skuadër shumë cilësore. Të gjithë e dimë se nuk kemi më hapësirë për të lëshuar pikë, ashtu që edhe të dielën kundër Bregallnicës do të bëjmë më të mirën për ta fituar ndeshjen dhe të ju kthehemi sërish rezultateve pozitive.” – përfundoi Neziri.