Neymar flet për të ardhmen në PSG

May 30, 2022
1 minut lexim

Neymar Jr ka folur në lidhje me të ardhmen e tij.

Neymar ka kontratë me Paris Saint Germain deri në vitin 2025, por së fundmi është përfolur për një largim të mundshëm të tij nga ‘Parc des Princes’.

Edhe pse gjatë javëve të fundit ka pasur spekulime që braziliani do të ndryshojë ambient, ai tashmë e ka bërë të qartë se mbetet i vendosur në idenë e tij për të përmbushur kontratën që e lidh me skuadrën franceze.

“Ambicia ime është gjithmonë e njëjtë: të fitoj të gjithë titujt e mundshëm. Të luaj mirë, të fitoj Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve. Këto janë ambiciet e mia për sezonin e ardhshëm. Kam një kontratë me Paris Saint-Germain, kështu që nuk ka alternativë tjetër. Do të jem me PSG-në”, pohoi ai gjatë një interviste për ‘Canal Football Club’.

Neymar është pjesë e ekipit parisien që nga viti 2017, kur u transferua nga Barcelona

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rëndësia dhe sfidat e UNICEF-it

Story i radhës

Bushi shpall listën e kombëtares kuqezi para ndeshjeve me Anglinë dhe Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë