Gjatë një ceremonie ku u nderua me çmim në Globe Soccer Aëards, Neymar shprehu dëshirën e tij për të luajtur sërish përkrah Messit dhe Suarezit.
“Do të ishte e pabesueshme të luaja përsëri me Messin dhe Suarez. Ata janë më shumë se thjesht shokë skuadre, ata janë miqtë e mi. Ne jemi ende në kontakt, dhe mendimi për të rigjallëruar atë treshe është intrigues.
Edhe pse unë aktualisht jam krenar që jam në Al Hilal, futbolli njihet për kthesat e papritura”, tha braziliani i Al Hilal.
Neymar gjithashtu mbetet optimist për shanset e tij për të triumfuar me fanellën e Brazilit:
“Kam besim të jashtëzakonshëm në ekipin tonë, veçanërisht me talentet e rinj që po shfaqen. Ne nuk jemi aty ku duam të jemi për momentin, por me punë të palodhur mund të arrijmë diçka monumentale. Kemi kohë për të formuar veten si duhet për Kupën e Botës”.
Burimi: botasot.info