Newcastle United ka vazhduar me përforcimin e skuadrës edhe në ditën e fundit të afatit kalimtar dimëror.
‘Laraskat’ kanë marrë shërbimet e Kieran Trippier, Bruno Guimaraes dhe Chris Wood deri më tani.
Por ditën e fundit të transferimeve, skuadra angleze ka bërë edhe dy goditje të tjera.
Mbrojtësi i majtë anglez i Aston Villës, Matt Targett do ti përforcojë bardhezinjtë.
Newcastle ka arritur marrëveshje me Aston Villën dhe Targett pritet t’i kryejë në orët e ardhshme testet mjekësore para zyrtarizimit.
Goditja e dytë është ajo e sulmuesit të talentuar francez, Hugo Ekitike nga Stade Reims.
Skuadra e njohura angleze është pajtuar që të paguajë 40 milionë euro te Reims për t’i marrë shërbimet e 19-vjeçarit.
Ekitike këtë edicion ka shkëlqyer në Ligue 1, ku ka shënuar tetë gola e ka bërë katër asistime në 18 ndeshje.
Zyrtarizimi i dy lojtarëve nga Newcsatle pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme.